Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Berisha, i vetmi që mund të bashkojë PD-në

Sula: Berisha, i vetmi që mund të bashkojë PD-në

Deputeti demokrat Dashnor Sula deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha është i vetmi që mund të bëjë bashkimin e Partisë Demokratike.

I ftuar në studion e “Review” në Euronews Albania, Sula e cilësoi Berishën babain dhe liderin historik të demokratëve, teksa tha se kush mendon se Berisha nuk mund të bashkojë demokratët, nuk merr vesh nga politika.

“Kemi një regjim, siç u dhuruan bashkitë në 2019-ën, me dy kandidatë do të dhurohen dhe në 2023-shin bashkitë. Unë jam politikan modest dhe them se 90% në dorë për bashkimin e PD-së e ka Sali Berisha, ne të tjerët 10% kemi. Të jemi të qartë, kush mendon ndryshe nuk merr vesh nga politika.

Ai burrë aty është babai ynë, lideri ynë historik, ka aq shumë ndikim te kushdo. Një lëvizje gishti të bëjë ai për qëndrimin e tij, të gjithë ata që janë pas tij nuk thonë gjysmë fjale. Është ndryshe te ne që jemi kokë më vete dhe nuk pyesim kur mendojmë ndryshe. Kurse ata shohin të gjithë dhe mendojnë të gjithë njësoj, siç mendon Sali Berisha. Siç e kam parë dhe unë dhe siç e shoh unë tani, e ka në dorë Sali Berisha”, tha Sula.

 

Të fundit