Flash News

Ditari i Opozitës

Sula dhe Çupi kërkojnë shfuqizimin e Bordit të Karburanteve: Përfitues që cenon tregtinë

Sula dhe Çupi kërkojnë shfuqizimin e Bordit të

Deputetët demokratë, Dashnor Sula dhe Dhurata Çupi, kanë kërkuar shfuqizimin e Bordit të Karburanteve në seancën që u zhvillua sot në Gjykatën Kushtetuese.

Pas përfundimit të seancës, në në deklaratë për mediat, Çupi tha se bordi cenon tregtinë e lirë të karburanteve dhe vendos çmime të larta abuzive.

“Në shtator depozituam kërkesën. U paraqitën qartësisht se akti normative është në cenim të thellë për sa i përket tregtisë së lirë, mbrojtjes së çmimeve abuzive të karburanteve. Një bord publik privat, i paparë në vende të tjera, ku pesë tregtarët bëhen pjesë të qeverisë. Çmimet e karburantit kanë qenë të jashtëzakonshme më të larta se në 30 vite. Çmime abuzive dhe tepër të larta. Ky projektligj duhet të shfuqizohet”, tha Çupi.

Sula u shpreh se bordi nuk është asgjë tjetër veçse një përfitues.

“Bordi është ngritur enkas. Çmimet në pakicë dhe shumicë kanë qenë dukshëm më të lartë. Për shkak të konkurrencës, u gjet mekanizmi dhe forma që të ngrihej një bord i caktuar.Si ka mundësi që brenda 3-4 orëve çmimi rritet? Është haptazi përfitues. Po të kemi parasysh dhe faktorët ndërkombëtar, kemi raste flagrante që janë kapur mijëra tonelata naftë kontrabandë në brigjet shqiptare. Kemi të bëjmë me mënyrë përfitimi në forma të ndryshme. Ne kemi bërë një studim për sa I përket, numrit të makinave dhe importit të naftës”, u shpreh Sula.  

Të fundit