Flash News

Ditari i Opozitës

Sula i ashpër me Alibeajn: Më zhgënjeu, u shndërrua në patericë të Bashës

Sula i ashpër me Alibeajn: Më zhgënjeu, u shndërrua në

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka reaguar ashpër ndaj Enkelejd Alibeajt.

I ftuar në “Open” në News 24, Sula tha se Alibeaj ishte shndërruar në patericë të Bashës për ta kthyer PD-në në situatën ku ishin në fillim para largimit të Bashës.

Sula tha se Alibeaj përgatiti një skenar dhe ia shtroi në pjatë të argjendtë Bashës, duke theksuar se është kundër rikthimit të këtij të fundit.

“Kur të ndodhë ajo katastrofë në vitin 2025, do të shohim kush e ka pasur fajin për vendosjen e regjimit të Edi Ramës. Unë ndihem i shfrytëzuar në naivitetin tim. Bashës bravo i qoftë për skenarin që përgatiti, Alibeaj më ka zhgënjyer shumë duke u shndërruar në një patericë për t’u kthyer në situatën ku ishim në fillim.

Unë kam kërkuar që PD të hynte në zgjedhje për çdo rol dhe kjo binte në vesh të shurdhët. Mendoja se Alibeaj mund të ishte kreu i ri i PD-së gjatë asaj kohe. Gjithçka ka qenë një skenar për t’ia lënë në pjatë të argjendtë Bashës. Jam kundër Bashës pasi po zgjidhet për herë të katërt dhe do humbë për herë të pestë. Opozitës i është dashur një bashkim real dhe lidership i ri. Nëse do rrimë në situatën ku jemi, ju garantoj se në vitin 2025 Rama nuk ka nevojë të diskutojë për shumicën. Edhe Berisha edhe Basha janë humbës”, u shpreh Sula.

 

Të fundit