Flash News

Ditari i Opozitës

Sula kërkesë nga Kuvendi: Të deklarojmë nëse kemi përdorur apo jo Sky Ecc dhe Encrochat

Sula kërkesë nga Kuvendi: Të deklarojmë nëse kemi

Deputeti demokrat Dashnor Sula kërkoi të mos bllokohet projektvendimi i kërkuar nga Partia Demokratike që deputetët dhe ministrat të deklarojnë nëse kanë përdorur ose jo dy aplikacionet Sky Ecc dhe Encrochat.

Sula deklaroi foltorja e Kuvendit deputetët duhet të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën, teksa theksoi se ka shumë deputetë nga grupi i PS që janë komunikojnë me dy platformat.

Sula: E kam pyetje drejtpërdrejt se s’ta them emrin. E di sa veta ke në burg nga ana jote? Ku shkon në shtëpi i numëron? Ju vidhni dhe thoni pastrohuni ju. Ai tjetri thotë do ju trondiste dëshmia e Beqajt, ore është i juaji apo i joni ai? E kuptoni për çfarë flisni? Tha zotëria ‘s’keni parë gjë akoma’, ne po presim kur të kalojë 1 miliardshin.

Kryetari i grupit parlamentar i PD ka paraqitur një projektvendim që të bëhet një ndryshim në rregullore, ku do duhet që burra dhe gra të këtij parlamenti të deklarojnë nëse kanë përdorur Sky dhe EncroChat. Do ju kërkoja publikisht, mos tentoni të bllokoni këtë projektvendim siç keni bërë me vendime të Gjykatës Kushtetuese. Për ca i duhet një deputeti një telefon i kriptuar të flasë me të dashurën? Për sa kohë jemi persona publikë duhet të respektojmë ligjin dhe kushtetutën.

Të fundit