Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Kuvendi është kthyer në shtojcën e Republikës Kryeministrore

Sula: Kuvendi është kthyer në shtojcën e Republikës

Deputeti demokrat Dashnor Sula i është drejtuar me tone të ashpra zv.kryeparlamentares Ermonela Felaj, e cila kërkoi që më pak deputetë të merrnin fjalën.

Sula tha se Kuvendi është kthyer në shtojcën e Republikës Kryeministrore, duke i vënë në dukje vendimin e marrë javën e shkuar për të mos çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës.

“Kjo që treguat këtu është një skandal. Ky nuk është parlament, por një shtojcë e Republikës Kryeministrore. Çdo deputet apo deputete ka të drejtë të flasë.

Do të doja ti tërhiqja vëmendjen Nikollës, kryetarëve të komisioneve parlamentare që është e patolerueshme që jemi në fund të muajit prill dhe duhet të kishte përfunduar raportimi i institucioneve të pavarura kushtetuese, në tre mujorin e parë.

Çfarë ndodh këtu? Këtu nuk është çmendur njëri, jemi çmendur të gjithë. Ajo që ndodhi javën e kaluar që rrëzuat vendimin e Kushtetueses…”, tha ai.

Të fundit