Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Më është kërkuar të tërheq firmën nga Komisioni për Investimet Strategjike

Sula: Më është kërkuar të tërheq firmën nga

Deputeti demokrat Dashnor Sula deklaroi se i është bërë ftesë të tërheqë firmën nga kërkesa për ngritjen e Komisionit Hetimor për Investimet Strategjike.

Për studion e Euronews Albania, Sula pohoi se dy deputetët Agron Duka dhe Mesila Doda janë tërhequr për t’i zëvendësuar firmat e tyre me dy të tjerë. Sipas demokratit, maxhoranca po e kundërshton ngritjen e komisionit përmes manovrave politike.

“Pse ka frikë mazhoranca që të ngrihet komision hetimor për investimet strategjike? Tërhoqi Agron Dukën dhe Melisa Dodën që të binte numri 35. Futëm dy të tjerë ne, por thanë që duhet të merren sërish firmat”, tha Sula.

Enkelejd Alibeaj deklaroi asokohe se me tërheqjen e Agron Dukës u shtuan dy firma të reja, firma e tij dhe ajo e Lulzim Bashës.

Të fundit