Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Një politikan kërcënoi Dumanin me sms, do kemi zhvillime

Sula: Një politikan kërcënoi Dumanin me sms, do kemi zhvillime

Deputeti i PD, Dashnor Sula paralajmëroi se kreu i SPAK Altin Dumani ka marrë mesazh kërcënues nga një zyrtar.

I ftuar në Top Talk, Sula tha se priten zhvillime.

 “Drejtuesi i SPAK-ut, kur erdhi në Kosmionin e Ligjeve e tha në mënyrë të drejtpërdrejtë, nuk kemi nevojë për asgjë në kuadër ligjor, na lini kështu siç jemi, mos na pengoni.  Mos prit që unë ta them kush ka dërguar mesazhin kërcënues ndal Altin Dumanin, por do kemi zhvillime të tjera", tha deputeti. 

-Bëhet fjalë për një politikan të shpallur në kërkim, nën hetim?

“Aludohet për Arben Ndokën, nuk është e vërtetë. Njerëz të caktuar me fuqi të fortë ekonomike po tentojnë për të bërë të pamundurën për ta penguar punën e SPAK për ti kërcënuar dhe penguar. Kjo është e qartë, unë e kam thënë, e vlerësoj Altin Dumanin dhe prokurorët e tjerë që kanë marrë këtë punë të vështirë.”-u shpreh Sulaj

-Një politikan që i ka dërguar mesazh kërcënues SPAK?

“Nuk jap shpjegime se e dëmtoj gjënë, por indiciet që them janë të rrezikshme, SPAK duhet ta pengojë. Politika ka shumë për ta mbrojtur, mjafton të distancohet nga elementë të krimit, ka politikanë të cilët bashkëpunojnë me krimin.”

Të fundit