Flash News

Ditari i Opozitës

Sula reagon pas përjashtimit nga Kuvendi: Mazhoranca na do të shkrirë, por i ka bërë llogaritë gabim

Sula reagon pas përjashtimit nga Kuvendi: Mazhoranca na do të

Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka reaguar pas vendimit të Sekretariatit të Etikës për përjashtimin e disa deputetëve opozitarë nga punimet e Kuvendit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sula akuzon mazhorancën socialiste se ka frikë të përballet me opozitën dhe kërkon ta "shkrijë" atë, por thekson se këto vendime nuk do ta ndalin betejën e opozitës për të denoncuar aferat korruptive dhe për të rikthyer shtetin ligjor.

Sula shprehet se deputetët e PD-së janë të zgjedhur nga qytetarët dhe do të vijojnë të jenë zëri i tyre, pavarësisht përpjekjeve të mazhorancës për t'i ndaluar.

Mazhoranca socialiste tregoi edhe njëherë se sa frikë e ka opozitën duke përjashtuar për më shumë se një muaj deputetët e saj nga Kuvendi. Ky akt provon se mazhoranca ka frikë të përballet me opozitën, ka frikë kur ligjvënësit e opozitës denoncojnë aferat e korruptive dhe lidhjet e tyre me krimin e organizuar. Ne jemi te zgjedhur të qytetarëve shqiptarë dhe si të tillë do të vijojnë të përçojmë zërin e tyre, pasi gjatë drejtim të kësaj qeverie ata janë lënë në harresë.


Ky vendim as nuk na tremb dhe as nuk na step për të vijuar betejën në Parlament dhe në shesh, për të kthyer shtetin ligjor dhe në shërbim të qytetarëve të vendit. Kur kjo ndodh me një deputet që përfaqëson minimalisht 10 mijë qytetarë, e kuptoni çfarë ndodh me një qytetar të vetëm?! Tani nuk ka asnjë surprizë per neve. Kur kontrollohen gjykatat dhe dënohet nje deputet me 1 vit burg per nje gje te pandodhur, sigurisht e dime qe sa ti vij mundësia kjo mazhoranca na do te shkrire. Por i kane bere llogarite gabim”, shkruan Sula.

Të fundit