Flash News

Ditari i Opozitës

Sula: Skandali te Onkologjiku është shokues, korrupsioni është kthyer në sistem

 Sula: Skandali te Onkologjiku është shokues, korrupsioni

Deputeti i PD-së Dashnor Sula komentoi skandalin tek Spitali Onkologjik.

I ftuar në News 24, Sula tha se skandali është shokues dhe se korrupsioni është kthyer në sistem. Sipas Sulës, në çdo institucion ka bërthama kriminale. 

"Skandali te Onkologjiku është shokues. Ata që shkojnë tek spitalet shtetërore janë persona të shtresës më vunerable, që e kanë të pamundur të shkojnë në spitale private. Nuk duhet të përgjithësohen të gjithë mjekët. Mbaj mend rastin e mamasë time, kur ajo ishte me tumor, doktori që e kuroi ishte profesionist dhe shumë i aftë. Kudo ka bërthama kriminale, që zhvatin me të gjitha format dhe mënyrat, edhe në ministri ka bërthama që japin tendera. Korrupsioni është kthyer në sistem. Këtu po ndërtohen kulla, me para që janë më shumë në të zezë. Jetojmë në një sistem, ku njeriun e ndershëm e marrin për budalla", tha deputeti. 

 

Të fundit