Flash News

Ditari i Opozitës

“Sulltani po shkel të drejtat”, Bumçi tregon detaje nga protesta e 6 dhjetorit

“Sulltani po shkel të drejtat”, Bumçi tregon detaje nga

Anëtari i Këshillit të PD-së Aldo Bumçi ka treguar detaje nga organizimi i protestës së 6 dhjetorit.

I ftuar në studion e ‘Review’ në Euronews Albania, Bumçi tha se protesta do të bëhet për t’i treguar Evropës problematikat që qeveria po ju sjell shqiptare duke filluar nga projekti i fundit i Portit të Durrësit, te pasaportat e arta dhe deri te ‘Ballkani i Hapur’.

“Në protestë do të ketë fjalime dhe pankarta. Projekti i infrastrukturës përfshirë portin e Durrësit duhet të jetë në përputhje me standartet e BE. Ky projekt shkel katër nene. Po dalim në protestë për Portin e Durrësit, për pastrimin e parave, për pasaportat e arta, për Ballkanin e Hapur. Europa po vjen për Ballkanin Perëndimor dhe ne po i themi Europës, shqiptarëve dhe gjithë botës, se këtu ke një sulltan që po shkel të drejtat e njeriut dhe një popull që e ka partner”, tha Bumçi.

Të fundit