Flash News

Ditari i Opozitës

Sundimi i ligjit në Shqipëri, Meta: Ramaforma e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist

Sundimi i ligjit në Shqipëri, Meta: Ramaforma e ka renditur

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar në facebook pas publikimit të indeksit të sundimit të ligjit në Shqipëri.

"Shqipëria sot renditet më keq se një dekadë më parë në çdo tregues kryesor, nga lufta kundër korrupsionit, drejtësia penale e civile, nga rendi e siguria, te respektimi i të drejtat themelore, rënia e lirë është evidente". shkruan Meta .

Mesazhi:

Indeksi i Sundimit të Ligjit 2025, përgatitur nga World Justice Project, konfirmon dështimin e thellë të Reformës në Drejtësi dhe “suksesin” e Ramaformës që e ka renditur Shqipërinë edhe pas Vietnamit komunist, sa i përket sundimit të ligjit.

Shqipëria sot renditet më keq se një dekadë më parë në çdo tregues kryesor, nga lufta kundër korrupsionit, drejtësia penale e civile, nga rendi e siguria, te respektimi i të drejtat themelore, rënia e lirë është evidente.

Nga vendi i 78-të sa i përket përhapjes së korrupsionit në vitin 2015, tani me krijimin e SPAK-ut jemi në vendin e 105 në botë, duke konfirmuar dështimin e plotë të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit.

“Sukseset” e Ramaformës përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të shqiptarëve, të cilët nisur nga kjo situatë e rëndë, gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi, në mungesë jo vetëm të shpresës por edhe të drejtësisë.

Kjo gjendje është alarmante dhe shumë e rëndë sepse drejtësia nuk po funksionon, shteti ligjor është në rënie të lirë dhe pasojat ndihen në çdo aspekt të jetës.

Shqipëria ka nevojë urgjente për rivendosjen e besimit në drejtësi, barazisë para ligjit dhe ndëshkimin real të korrupsionit në çdo nivel.

 

Të fundit