Flash News

Ditari i Opozitës

“Superskandali i Portit të Durrësit", Berisha: Rama fali 1.5 mln m2 për të marrë 90% të fitimit

“Superskandali i Portit të Durrësit", Berisha: Rama fali

Kryetari i PD-së, Sali Berisha denoncoi kostot e larta të projekteve që realizohen në Shqipëri. Ai foli për ndërtimin e portit të Durrësit, duke e cilësuar një megaskandal, duke theksuar se po i jepet një kompanie offshore 1.5 milionë metër katror për ndërtim.

Berisha nënvizoi se Shqipëria fiton 300 milionë euro, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro. Sipas kryedemokratit, shqiptarët do të marrin 10% të fitimit, ndërsa Rama dhe ndërtuesi do të përfitojnë 90% të vlerës.

“Jam këtu për të denoncuar për të shumtën herë, aferën mafioze, korruptive të Ramës me portin më kryesor, shekullor e mijëvjeçar, portin e Durrësit. Kjo aferë vjen në dhunim me të gjitha ligjet e vendit. Rama deklaron se i ka dhënë një kompanie territorin prej 1.5 mln metra katrorë të ndërtimit aty të Dubai-city, të Dubait-Emar-Rama, ose Rama-Emar.

Ky megaskandal është e tillë, që askush nuk njeh kompaninë, pasi kompania është offshore dhe kjo ështe e ndaluar me ligjet e vendit, që kompani të tilla të marrin prona të tilla të shqiptarëve.

Kjo bëhet që Rama dhe bashkëvjedhësit e tij, duan të fshehin fitimet e tyre përrallore nga kjo aferë, në parajsat fiskale të mafias botërore.  Në këtë aferë Edi Rama u thotë shqiptarëve se Shqipëria fiton 300 mln, ndërkohë që vetëm trualli kushton jo më pak se 3 miliardë euro, me çmimin aktual.

Pra nëse pronarët e trojeve në Shqipëri e japin truallin për zhvillim ndërtuesve, sipas zonave me një % nga 20 deri ne 50%, Edi Rama u len shqiptarëve vetëm 10% të fitimit.  Kurse merr vetë me kompaninë e Emarit-Rama, 90% të vlerës. Ky është një superskandal. Tejkalon çdo lloj imagjinate”, tha Berisha.

Të fundit