Flash News

Ditari i Opozitës

Surpriza në listat e PD, reagon Flutura Açka: Më është afruar partia mua dhe jo unë partisë

Surpriza në listat e PD, reagon Flutura Açka: Më

Shkrimtarja Flutura Açka ka treguar si u bë pjesë e listave të kandidatëve për deputetë në PD.

Duke folur në ‘opinion’, Açka tha se i është afruar partia dhe jo ajo partisë.

“Ka qenë një ftesë e PD, më është afruar mua partia dhe jo unë partisë. Nuk është aspak çudi, sepse unë jam gazetare dhe vokacioni im nuk është aspak i çuditshëm. Është një vendim i rëndësishëm për mua si njeri dhe praktikisht kështu e mendova të arsyeshme”.

Açka tha ndër të tjera se ky vendimi, erdhi për faktin se duke mos qenë pjesë e politikës, zëri i saj si qytetare ishte më i vështirë për t’u dëgjuar.

“Zëri nuk dominon në këtë pjesë, pasi politika e ka gllabëruar. Nga jashtë sistemit është vështirë të kontribuosh për gjërat që unë kam shqetësim si qytetare. Fakti që më është ofruar PD nuk do të thotë se është detyruar të më pranojë me atë profil, me atë kokëshkretësi. Mendoj se nuk do të më detyrojë të ndryshoj profil dhe nuk do të bëj atë që është jashtë parimeve të mia”, tha Açka

Të fundit