Flash News

Ditari i Opozitës

Vrasjet në Klos, reagon PD: Autori i masakrës rezulton një patronazhist i me uniforme. Policia ka braktisur qytetarët

Vrasjet në Klos, reagon PD: Autori i masakrës rezulton një

Vjen reagimi i PD pas ngjarjes së rëndë të ndodhur sot në Klos, ku mbetën të vrarë tre persona, mes tyre edhe një 17-vjeçar.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka në një deklaratë për mediat thotë se autori i vrasjes është polic bashkiak dhe kjo e bën shtetin dy herë fajtor.

Sipas Nokës, vetegjyqesia sot është berë modë sepse policia nuk kryen detyrën, duke i braktisur qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.  

Deklarata e plotë:

Masakër ne qendër te Klosit me 3 viktima para pak orësh ka tronditur mbare shoqerine. Përveç tre jetëve të humbura , janë plagosur edhe 5 të tjerë, skena te një masakre sipas dëshmitarëve.

Autori i masakrës rezulton  nje patronsazhist i me uniforme.... Besnik Mjeshtri, punonjës i Policisë Bashkiake të Klosit. Policia ka qenë në dijeni të konfliktit dhe siç duket qartë nuk ka marrë masë për parandalimin.  

Kjo është një ditë e zezë për familjen që ka humbur njerëzit e dashur dhe një goditje e rende për mbare komunitetin e klosit dhe gjithë shoqerine.

Është një goditje për çdo shqiptar kur e merr vesh se arma që shteti i jep punonjësit për  mbrojtjen e qytetarëve del nga brezi për t’i vrarë ata.

Është një goditje kur familjet me lidhjet me partinë-shtet, siç është rasti i Klosit bëjnë akte kamikaze në mes të vendit, duke e ditur veten të paprekshëm.

Partia Demokratike denoncon masakrën shteterore dhe ben me dije se rendi dhe siguria e qytetarëve  do te egzistoje ne kete vend kur policia e shtetit të pushojë së qeni trupë politike e orientuar nga pushteti.

Fakti që autori i vrasjes është polic bashkiak e bën shtetin dy herë fajtor.

Vetegjyqesia eshte bere mode ne shtetin e Edi rames  sepse policia  nuk kryen detyrën, nuk e njeh komunitetin dhe problematikat e tij  ,nuk kontrollon territorin, nuk veprojnë si profesionistë, dhe i braktisin qytetarët në duart e vetëgjyqësisë.  

Në Shqipëri është bërë e lehtë të armatosesh dhe të vrasësh, si asnjëherë më parë. Jo për faktin e thjeshtë se shteti i ka ulur armët dhe është dorëzuar para pushtetit të krimit. Arsyeja dihet: krerët e të dy palëve janë në biznes me njëri-tjetrin. 

Kjo gjendje nuk zgjidhet duke ndërruar drejtorët, por filozofinë. E cila mëshirohet në kreun e pushtetit të kohës. Pa ikur Edi Rama, Shqipëria do të vazhdojë në pikën e hallit dhe në mesin e rrezikut.

Të fundit