Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
“Ta bëjnë llogarinë me mollë po deshën”, Këlliçi tregon se si do realizohet plani i transportit publik falas

Premtimi i kandidatit të koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi për transportin publik falas duket që është mirëpritur nga qytetarët. Gjatë takimeve që zhvilloi në zonën e “Xhamllikut”, “Selitës” dhe te “5 Maji”, Këlliçi tregoi se ky angazhim i kushton fare pak buxhetit të bashkisë, ndërsa i shërben qytetarëve.
“246 milionë euro është buxheti i bashkisë. Autobusi falas kushton 16.5 milionë euro. Ta bëjnë llogarinë me mollë po deshën. 246 mollë është buxheti, 16.5 mollë është autobusi”,-tha Këlliçi.
Në zonën e Xhamllikut, një ndër problemet që u ngrit si shqetësim nga qytetarët, ishte dhe çështja e parkingut. Belind Këlliçi përsëriti angazhimin e tij, që këtij problemi t`i japë zgjidhje pas 14 majit, duke vënë në dispozicion të qytetarëve pa pagesë, 30% të parkingjeve që aktualisht janë me pagesë. Ai premtoi edhe ndërtimin e parkingjeve të reja në qytet.
“Zgjidhja për parkimin është fokusuar padiskutim te ai premtim që unë kam dhënë, që do t`i dedikoj të paktën 30% vende që janë me pagesë, do t`i bëjë pa pagesë për komunitetin. Do të shohim dhe mundësinë e parkimeve nëntokësore, në vende të caktuara, apo dhe të ndërtimeve me objekt vetëm parkimin e makinave."
"Pra të mos ndërtohen vetëm pallate, të mos ndërtohen vetëm objekte të mëdha, por të ndërtohen edhe godina të mëdha që të shërbejnë për parkimin e automjeteve siç i ka e gjithë bota”,-u shpreh Këlliçi.
Në një nga zonat, ku zhvilloi takime me banorët, në Selitë, Belind Këlliçi hasi me asfaltin elektoral të Erion Veliajt. Një rast flagrant, ishte ai i vendosjes së dy tabelave për punime në rehabilitimin e disa rrugëve të brendshme, ku tabelat dukshëm nuk përmbushnin detyrimin ligjor me informacionin e nevojshëm për afatet e punimeve. Shtuar këtu edhe faktin, që në rrugë, ndonëse ishte vendosur shkresa e tenderimit të punimeve, në terren nuk kishte asnjë makineri.
“Shifeni pak mashtrimin. Hapeni pak. Afati i punimeve e ka detyrim ligjor që të vëjë ditën e fillimit të punimeve dhe afatin e përfundimit. Ajo që ndodh është se vihet vetëm një muaj kalendarik. Se kur fillon kjo, a fillon në 2023, a fillon në 2024, a fillon në 2025 një zot e di. Po kjo është mashtrim vetëm për t`i hedhur hi syve qytetarëve."
"Që ata që kalojnë te kjo rruga që kapët ju gjithë kohën, të mashtrohen, të gënjehen, dhe të shkojnë t`i japin votën. Kjo bëhet vetëm për efekt elektoral. Kuptoni efektin, kuptoni se çfarë është kjo. Kjo tabelë këtu është vjedhje. Këtu vidhen lekët tuaja. Jemi prapë në Selitë, brenda një distance prej 100 metrash dy raste vjedhjesh, abuzime me qytetarët”,-tha Belind Këlliçi.
Nga Selita, ku mori denoncime për gjobvënien nga policia bashkiake, Belind Këlliçi, u angazhua që pas 14 majit, kjo polici të kthehet në shërbim të qytetarëve dhe jo në gjobvënëse të tyre.
“I them atyre qytetarëve që më shkruajnë, që më falenderojnë çdo ditë, për shkak se qëkur unë kam filluar të flasë, nuk janë më prezent policët bashkiak, janë zhdukur edhe nuk vendosin më gjoba për momentin, i them që kështu do të jetë edhe pas 14 majit. Me Belind Këlliçin kryetar bashkie Policia Bashkiake do të jetë polici komunitare. Do të jetë polici në shërbimin tuaj, jo t’ju gjobisi ju, jo t’ju marri shpirtin ju”-u shpreh Këlliçi.
Pas takimeve në zonën e Xhamllikut dhe Selitës, Belind Këlliçi takoi qindra qytetarë të zonës së “5 Majit”, mes të cilëve Nënë Lizën dhe banorë të tjerë, të cilëve një vit më parë, bashkia e Tiranës u shembi banesat. T
eksa panë nga afër rrënojat e banesave të shembura nga bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, nënë Liza nxorri një deklaratë të bërë nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili pretendon se banorët që iu shemb shtëpia te “5 Maji”, kanë firmosur për të marrë pronat sipas sipërfaqes që kishin.
“Nënë Liza firmosi 500 m2 të Stefano Boerit te “5 Maji” kur e kuptoi që nuk e ndalon dot progresin. Dhe nga një karakatinë me katër këmbë që mund ta përmbyste lumi, pra një stallë me një kotec me një stallë me një kotec me një kafaz, merr 500 m2”,-shprehej Veliaj në deklaratë.
Por kësaj deklarate, i dha përgjigje vetë nënë Liza, e cila përgënjeshtroi Erion Veliajn në prani të qindra qytetarëve.
“Unë as kam marrë metra katror, as kam “Range Rovera”, i kam fëmijët jashtë shtetit t`u punu. Shpia a ba me mund e me djersë, nuk është bërë me asnjë lloj gjëje. As kam “Range Rovera”, ato ia kam dhënë Erion Velisë, ia kam fal. Erion Velisë me qenë burrë, i kërkoj shtëpinë, 500 m2 dhe “Range Roverat” t`i mbajë”-u shpreh nënë Liza.
Ashtu si dhe më herët, Belind Këlliçi përsëriti angazhimin e tij, që pas 14 majit, banorët, të cilëve iu është shembur banesa nga bashkia e Tiranës, do të dëmshpërblehen me vlerën e tregut për pronën e tyre, ndërsa dha fjalën, se në vijim banesat e banorëve të tjerë nuk do të preken.
“U kemi dhënë premtimin në fakt, që unë kam kënaqësinë që ta përsërisë këtu para jush sot: do dëmshpërbleheni cent për cent me vlerën e tregut për shtëpinë tuaj. Kjo është e rëndësishme se është pasuria e një jete që ju keni. Unë kam përshtypjen se asnjë nga ju këtu nuk ka një shtëpi të dytë nëse ju është prish shtëpia."
"Ajo është gjithçka që keni pasur në jetën tuaj. Edhe ata që janë të shqetësuar me të drejtë, që janë pjesë e këtij blloku që kemi kaluar këtu. Që po na tregonin që jemi në merak të madh, sepse flitet që do të shembet edhe një pjesë shumë e madhe e zonës, i jap garanci se pas 14 majit prona juaj nuk do të preket”-u shpreh Belind Këlliçi.
Në çdo rrugë, në çdo lagje, në Xhamllik, Selitë, Bregu i Lumit e Kudo, Belind Këlliçi ka shtrënguar duart me dhjetra qytetarë, të cilët i kanë shprehur besimin dhe mbështetjen, që pas 14 majit, ai të drejtojë bashkinë e kryeqytetit.
Gjatë takimeve, kanë qenë jo të pakët socialistët e zhgënjyer nga Edi Rama dhe Erion Veliaj, që jo vetëm nuk do të votojnë më për ta, por këtë herë kanë vendosur të bëhen garantë të mbrojtjes së votës për opozitën.
Gjithashtu, të shumtë janë dhe bashkëatdhetarët, që kanë ardhur deri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që të mbështesin me votë projektin e Belind Këlliçit për Tiranën në datën 14 maj.
“Unë jam Mark Deda, më njohin të gjithë komshinjtë këtu. Jo vetem në socialist, por kam qenë krejt socialitë gjithë çfarë ini këtu ju kam kërkuar votën për Partinë Socialiste, për Edi Ramën dhe për Erion Velinë, u kam kërkuar vota. Socialistat nuk e votojnë."
"Edhe mund të dojë me i vjedh, por me i vjedh s`kemi për ta lënë se do e mbrojmë votën me kokë do e mbrojmë votën. Harmoninë që e ka kjo zonë këtu, ma merr mendja se e ka pakkush. Në 2005 ne kena fituar 81%, këtë vit do fitojmë 100%”.
“Unë nuk iki pa votuar, nuk iki. Do ta japë votën ty pastaj do iki. Nga 26 punëtorë që kam pasur, kam përfunduar këtu me këtë dyqan një meter. Nuk lë taksa pa marrë, nuk lë taksa, ai është mashtrues. Puna dobët fare, ne jemi me ju, do ju votojmë. E jona është fitorja, kam ardhur nga Amerika apostafat."
"Deri në fund të majit do rri. Fitorja është e jona. Më bëhet qejfi që një djalë kaq i mirë të jetë kandidat për kryetar bashkie të Tiranës. Inshallah fitosh dhe Zoti ta bëjë mbarë sepse jemi lodhur shumë. Atë llafin tënd kena pasur në gojë. Për Zotin ky të ka pikë të dobët. Kam 30 vjet që jetoj në Amerikë, lind e rritë në këtë lgje."
"Doja një kërkesë nga ty, se më vjen keq për qytetarët që jetojnë në këtë lagje, por po them të vërtetën, këtu shit-blehet vota në mënyrë të tmerrshme”-u shprehën disa nga qytetarët që shtrënguan duart me Belind Këlliçin gjatë ecjeve në rrugë."
Në të gjitha takimet, Belind Këlliçi ka përsëritur angazhimet e tij me 5 prioritete për Tiranën, duke kërkuar votën e qytetarëve, që këto angazhime të kthehen në realitet pas 14 majit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38