Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: 3 ministra duhet të ishin nën hetim, PD ka infomacione që s'janë bërë publike

Tabaku: 3 ministra duhet të ishin nën hetim, PD ka infomacione që

Nënkryetarja e PD, Jorida Tabaku ka folur për çështjet që Partia Demokratike ka kërkuar hetim si inceneratorët, zgjedhjet e 25 prillit dhe Becchetti. Ajo tha në "Kjo Javë" se PD ka infomacione lidhur me këto çështje, që ende nuk është bërë publik.

“Unë kam hequr dorë së korrigjuari qeverinë por alternativën tonë për qytetarët do ta japim. Të tre komisionet hetimore janë për të treguar se përgjegjësit që janë autorët e masakrës elektorale dhe atë në buxhet sot na qeverisin. Besoj që informacioni që ne kemi dhe ai që ka ardhur në PD për të treja çështjet që nuk është bërë publik dhe është fatkeqësi që drejtësia e re nuk ka marrë masa”, tha Tabaku.

Kjo e fundit ka folur edhe për punën e SPAK-ut, duke shprehur pakënaqësi për performancën e deritanishme. Ajo shtoi se në operacionet që ka bërë SPAK-u, personat e përfshirë nuk kanë qenë më në detyrë.

Tabaku shtoi se të paktën tre ministra të kabinetit "Rama 3" duhet të ishin nën hetim për aferën e inceneratorëve dhe zgjedhjet.

“Unë kam një pikëpyetje të madhe për arrestimet e SPAK-ut. Sa herë që ia merr një iniciativë personi nuk është më në detyrë, ndodhi me uniformat, ndodhi me RTSH-në. Duket se kushdo që është në qeveri ka informacion për personat e përfshirë.

Ndjej keqardhje që kur presidenti pyeti anëtarët e qeverisë nëse është ndonjëri në hetim ndërkohë që të paktën 3 persona që janë ulur në kabinetin e qeveritar duhet të ishin në hetim sipas informacioneve që kemi për aferën e incerneratorëve dhe atë zgjedhore. SPAK po lëviz ngadalë, po lëviz pak dhe duket se po lëviz aty ku nuk prish punë. Doja që ta shihja SPAK me dosje të mëdha, dosjet e zgjedhjeve”, shtoi ajo.

 

Të fundit