Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku akuza Veliajt për mashtrim te ‘Sami Frashëri’: Fatkeqësisht e kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa

Tabaku akuza Veliajt për mashtrim te ‘Sami Frashëri’:
Foto Ilustruese/ Tabaku dhe Veliaj

Vijon debati midis ish-deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për shkollën “Sami Frashri”.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku ka akuzuar sërish për mashtrim Veliajn, duke theksuar se shkolla nuk do të ndërtohet me fondet e BE-së.

Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.

EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”, shkruan Tabaku.

Të fundit