Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të kishës ortodokse me ndihmën e kreut të arkivave

Berisha: Rama me familjen e tij rrëmbeu 24 hektarë tokë të

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe familjen e tij se kanë rrëmbyer 24 hektarë tokë të Kishës Ortodokse.

Gjatë një konference për mediat, Berisha theksoi se ky akt është realizuar në bashkëpunim me kreun e arkivave, Ardit Bido.

Ai e cilësoi këtë ngjarje si një nga plaçkitjet më të mëdha, që ka shkaktuar pasoja të rënda, si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.

"Rikthehemi sot te një nga plaçkitjet më të mëdha që pati pasoja ndër më seriozet kombëtare dhe ndërkombëtare. Plaçkitja që Edi Rama me emrin e mamasë së tij dhe vëllait të tij, në bashkëpunim me kushërinjtë e tij, i kanë bërë shtetit dhe kishës ortodokse shqiptare, duke i hrabitur 224 mijë metër katrorë tokë nga më të çmuarat. Historiku i Edi Ramës, një hajn i papërmbajtur gjithë jetën e tij, shtrihet edhe në shumë e shumë dekada, periudha që ai akoma nuk kishte lindur fare. Për dijeni, xhinsi nga nëna i Edi Ramës, siç e dini është nga fshati Vuno dhe ai ka qenë një xhins i varfër. Sipas dokumenteve, stërgjyshi i tij, Thomai ka pasur si gjë të gjallë 3-4 dhi dhe një apo dy derra. Një personalitet i tyre i shkolluar, që ishte Spiro Koleka, anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i disa qeverive të Enver Hoxhës, në kujtimet e tij, të publikuara nga e bija, rrëzon në mënyrë përfundimtare çdo disponim pronësie nga xhinsi Koleka, krahu i Thomait e këtej.

Territoret ku pretendohet janë territore publike ose territore të kishës. Ky i është vërsulur si një hajn i papërmbajtur pronave të kishës. Në dosjen e tij ka falsifikime të paimagjinueshme. Ka shqyrtime dhe vendime jashtë çdo afati ligjor dhe antiligjore. Ka ndryshime datash që vetëm falsifikatorët që i kanë bërë, e dinë. Vendime gjykatash që janë të vitit 2003 dhe paraqiten si të vitit 2013. Nuk mund ta marrë vesh kush se çfarë qëndron aty sepse dosja është e kyçur në sirtarin personal të Sokol Sadushit. Cili është roli i Ardit Bidos, është jashtëzakonisht suspekt. Nuk ekziston asnjë dokument kadastral që të faktojë se kjo tokë i përkiste Thoma Kolekës, Petro Kolekës, stërgjyshit dhe gjyshit direkt të Edi Ramës. Asnjë! Ka një dëshmi të periudhës kur aty luftohej, se Vunoi ka qenë shesh luftimesh të egra mes ushtrisë greke dhe asaj italiane.

E çuditshme është se si në atë periudhë, në kulmin e luftës, Bido gjen një dëshmi pronësie, e cila nuk përbën asnjë lloj kategorie ligjore. E cila nuk tregon asgjë se çfarë thotë ajo dëshmi. Një gjë është e sigurt se ajo dëshmi kurrë nuk mund të provojë pronën e askujt, aq më tepër që është në kohën e një lufte të egër, kur dëshmitë përdoreshin sipas qejfit. Njeriu më i shkolluar i tyre, që Edi Rama e quan Baba Piloja në kartolinat e Vitit të Ri, në memorien e tij, të publikuar nga vajza, dëshmon se është një familje e varfër. Një familje e varfër me 24 hektarë tokë në breg nuk ekziston kund. Po ata nuk kishin tokë, ndaj edhe Piloja dëshmon që kishin tokë," tha Berisha.

Të fundit