Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Bujqësia po shkatërrohet nga rritja e TVSH-së në 20%

Tabaku: Bujqësia po shkatërrohet nga rritja e TVSH-së në 20%

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku thotë se bujqësia shqiptare po vuan nga politika tatimore e gabuar.

Tabaku thotë se rritja e TVSH në 20% ka rritur formalitetin.

Ajo shprehet ndër të tjera se krijimi i një modeli ekonomik që prodhon bëhet duke rregulluar dhe nxitur prodhimin shqiptar nëpërmjet TVSH.

Reagimi i plotë:

Pasuria më e madhe që ka Shqipëria është toka. Pasuria më e madhe që ka çdo fermer është toka. Aseti më i madh që na dhuron ne shumë është toka.

Fatkeqësisht, në bujqësi toka nuk shfrytëzohet siç duhet. Dhe ka një problem kryesor për bujqësinë shqiptare, i cili lidhet me skemën e TVSH-së.

Nëse duam një model ekonomik i cili punon dhe funksionon për fshatin, duhet patjetër që TVSH-ja për fshatin të kthehet në nivelet mëparshme. Duhet që TVSH-ja të zbresë në 6%, ose në 0%, që do të ishte rasti ideal.

Rritja e TVSH-së në 20% ka rritur informalitetin. Por, nga ana tjetër, ka bërë të mundur që një pjesë e madhe e fermerëve të vegjël të dalin jashtë tregut.

Nxitja e bujqësisë bëhet sigurisht nëpërmjet granteve, bëhet nëpërmjet skemave mbështetëse, por ajo që është më e rëndësishme – bëhet nëpërmjet taksës.

Krijimi i një modeli ekonomik që prodhon, që mbështet prodhuesit e vegjël, që i kthen ata në furnitorë të prodhuesve më të mëdhenj, bëhet vetëm duke rregulluar dhe duke nxitur prodhimin shqiptar nëpërmjet TVSH-së.

Përndryshe, fshati do të vdesë. Do të vazhdojë të bjerë, ashtu siç ka rënë deri më sot.

Mrekulli e natyrës këtu në Fishtë – jo më kot Fishta këtu gjente muzën për të shkruar aq bukur për Shqipërinë e për gjuhën shqipe.

Të fundit