Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku-Koçiut: Nuk bëhet politikë me jetë njerëzish

Tabaku-Koçiut: Nuk bëhet politikë me jetë njerëzish

Deputetja e PD-së Jorida Tabaku nga foltorja e parlamentit iu drejtua ministres së Shëndetësisë Albana Koçiu duke thënë se është e pranueshme që të bëhet politikë me jetët e njerëzve.

Ajo tha se është e padrejtë të kërkohet që opozita të mbajë përgjegjësi në lidhje me diçka që ka ndodhur nën mandatin e kësaj qeverie.

Unë asnjëherë nuk jam ndjerë përballë fyerjeve që ministrja bëri. Unë të ndjej turp e të skuqem për dikë që ka humbur jetën për një faj të zonjës ministre? Ne të kemi përgjegjësi për një problem që ka pasur ajo në vendimmarrjen e saj?
Ne jemi llumi? Të njejtën problem e kam pasur me Beqajn e Ahmetajn. Ata janë llumi. Jo ne që ngremë gishtin e tregojmë përgjegjësinë. Të bësh politikë me jetë njerëzish kur ke përgjegjësinë tënde politike…
Të sulmosh kolegët për diçka që ka shkuar keq në mandatin tuaj, kjo është e papranueshme.

Të mbajmë ne përgjegjësi për atë që ka ndodhur tek Onkologjiku nën drejtimin tuaj?”, u shpreh Tabaku.

Të fundit