Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku e sigurt në fitoren e PD-së në Tiranë: Do marrim pa frikë 19 mandate

Tabaku e sigurt në fitoren e PD-së në Tiranë: Do marrim pa

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku shprehet e bindir në një fitore të PD-së në Tiranë pas 11 majit. 

Në një intervistë në News 24, Tabaku theksoi se partia do të sigurojë 19 mandate në zgjedhje. 

Ajo vuri në dukje se ky rezultat është vetëm i bazuar në ndryshimet e fundit, duke përmendur si fakt shkatërrimin e skemës 5D dhe goditjen që ka marrë makina elektorale e Partisë Socialiste.

"Ne bëjmë betejë për demokracinë. PD pa frikë në Tiranë fiton 19 mandate. PD bën llogaritë që të marrë më shumë se gjysmën e Tiranës. Kjo llogari nuk vjen vetëm nga rezultati i 2021, por edhe nga ndodhitë e fundit. Mos harrojmë se skema 5D është shkatërruar, makina elektorale e PS ka marrë një goditje të fortë", tha Tabaku. 

Të fundit