Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Fushata për pensionistët, një “cirk” i radhës për përfitime politike

Tabaku: Fushata për pensionistët, një “cirk” i

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar ashpër fushatën e qeverisë për pensionistët, duke e quajtur atë një shfaqje të organizuar nga mazhoranca socialiste për përfitime politike.

Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku deklaroi se qeveria po përdor 780,000 pensionistë për qëllime propagandistike, ndërsa realiteti i buxhetit tregon një situatë krejt ndryshe.

Tabaku shtoi se buxheti i miratuar në shtator zbuloi prioritetet e vërteta të kësaj qeverie, e cila i ka dhënë 73 milionë euro shtesë koncesioneve të PPP-ve, ndërsa pensionistëve u është akorduar një mbështetje minimale – pesë herë më pak se fondet për oligarkët. “Kjo qeveri nuk përfaqëson interesat e qytetarëve, por të një pakice të privilegjuar,” theksoi Tabaku.

 

Të fundit