Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit është zero pallate të ndërtuara, 2.6% shtëpi dhe vetëm 3% shkolla

Tabaku i përgjigjet Ahmetajt: Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit

PD i është përgjigjur deklarëtës së ministrit Ahmetaj kur tha se afatet se kur do të mbyllet procesi i rindërtimit për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-ës dhe premtoi publikisht në emër të qeverisë se brenda majit të vitit që vjen të gjitha (banesat) do të jenë ndërtuar, ndërkohë që rreth 90% e pallateve do të jenë gati në tetor të 2021-it.

Ish-deputetja Jorida Tabaku përmes një postimi në Facebook, shkruan se bilanci i qeverisë 1  vit pas tërmetit është zero pallate të ndërtuara, 2.6% shtëpi dhe vetëm 3% shkolla.

Ndër të tjera, Tabaku thotë se ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!

Postimi i plotë:

Premtoi se deri në dhjetor familjet do të futeshin në shtëpitë e tyre. Per 1 vit, ka ndërtuar vetëm 2.6% të shtëpive. ????

Premtoi se në shtator nxënësit do të kishin shkollat e reja dhe qytetarët spitale të reja. Pas një viti, ka ndërtuar vetëm 3% të shkollave të premtuara dhe zero spitale. ????

Bilanci 1 vjeçar pas tërmetit i Edi Ramës është zero pallate të reja të ndërtuara. ????

Në një vit ka shpërblyer Gjicët e partisë me taksat e shqiptarëve. Sot vazhdon t’i gënjejë me të njëjtën fabul “prisni dhe pak”.

Koha e tij ka përfunduar. Koha e mashtruesve dhe gënjeshtarëve që duan të përdorin çelësat e shtëpive si kapital fushate ka përfunduar. Koha e hajdutëve që edhe në kohë fatkeqësie tragjeditë kolektive i përdorin si mjete këmbimi për votë në fushatë ka përfunduar.

Ka ardhur koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për të përmbushur premtimet dhe nevojat e qytetarëve!

Të fundit