Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Integrimi i vendit në BE nuk është çek i bardhë për qeverinë

Tabaku: Integrimi i vendit në BE nuk është çek i

Deputetja Jorida Tabaku vuri në dukje se misioni i eurodeputetëve në Shqipëri tregon rritjen e mbikëqyrjes së vendit nga Parlamenti Europian.

Në një intervistë për KAFE SHQETO në SYRI TV, Tabaku nënvizoi se raporti dhe rezoluta e ardhshme për Shqipërinë do të vendosin theksin tek lufta kundër korrupsionit, standardet zgjedhore dhe siguria kombëtare, duke theksuar se integrimi i vendit në BE nuk është “çek i bardhë” për qeverinë.

Tabaku theksoi se shqetësimet kryesore të ndërkombëtarëve lidhen me klimën politike, rënien e Shqipërisë në Transparency International dhe sigurinë kombëtare pas skandalit të AKSHI.

Tabaku: Javës tjetër prezantohet në Parlamentin Europian raporti për Shqipërinë. Mbas raportit do të vijë një rezolutë. Pra është një proces i gjatë. Në fakt, këto marrëdhënie ndërkombëtare këtë kanë që produktin ti nuk e sheh dot menjëherë, por e rëndësishme është që Shqipëria është në qendër të vëmendjes, jo për arsyet që unë do kisha dashur.

Wshtë fakt i njohur botërisht që sot ke një qeveri të të pandehurve dhe këtu nuk po flasim për emra, po këtu po flasim për një standart dhe unë besoj që ishte e qartë deklarata e zotit McAllister në këtë drejtim. Elementi i dytë lidhej me luftën ndaj korrupsionit, se Shqipëria ka rënë 11 vende në Transparency International. Me tre pikë është, është perceptimi më i keq për korrupsionin në të gjithë rajonin. Dhe pika e tretë lidhej me çështjen e sigurisë.

Shqipëria ka pasur shumë probleme. Kemi bërë debat, jemi zënë me njëri-tjetrin në parlament, por NATO ka qenë e shenjtë. Kontributi jonë në NATO dhe çështjet e sigurisë kanë qenë të shenjta. Ajo që ndodhi me AKSHI-n, cënoi sigurinë kombëtare. Skandali i AKSHI-t ka kacënuar sigurinë kombëtare dhe kjo ishte elementi i tretë që u përmend në konferencën për shtyp që që ka ngritur alarmin dhe ka ngritur shqetësimin.

Të fundit