Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tabaku: Integrimi në BE nuk është pronë e Qeverisë, por e shqiptarëve!

Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) dhe deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin e saj të madh për pengesat institucionale dhe politike që kanë bllokuar procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një deklaratë gjatë mbledhjes së KKIE-së, Tabaku theksoi se për muaj të tërë ky këshill është penguar të ushtrojë funksionet e tij për shkak të lëvizjeve të mazhorancës për të krijuar komisione paralele, duke dobësuar kështu institucionet demokratike.
“Një demokraci europiane respekton institucionet e saj dhe nuk i dublon ato. Ata që e bëjnë këtë e kanë shumë të qartë situatën, por fatkeqësisht veprojnë me një arrogancë të jashtëzakonshme,” deklaroi, por fatkeqësisht veprojnë me një arrogancë të jashtëzakonshme,” deklaroi Tabaku.
Ajo shtoi se vendi ndodhet në një moment vendimtar për procesin e negociatave me BE-në, pasi po afrohen zgjedhjet dhe Shqipëria është në prag të hapjes së negociatave me katër grupkapituj. “Një proces që, në gjykimin tim dhe të forcës politike që unë përfaqësoj, duhej të kishte nisur që në vitin 2013. Por për shkak të vendimeve të qeverisë Rama, të udhëhequra nga interesa politike dhe jo kombëtare, ky proces është zvarritur dhe është penguar vit pas viti,” u shpreh ajo.
Integrimi nuk matet me propagandë, por me rezultate
Duke komentuar mbi progresin e integrimit, Tabaku theksoi se Shqipëria nuk duhet të mburret me hapjen e kapitujve, por duhet të fokusohet në mbylljen e tyre me sukses.
“Nuk matemi dot me sa kapituj kemi hapur, por me sa grupkapituj kemi mbyllur me sukses. Sot Shqipëria është në një moment kritik që duhet të provojë tre gjëra: A funksionojnë institucionet demokratike? A mund të mbajmë zgjedhje të lira dhe të ndershme? A mund të tregojmë se jemi të aftë të zbatojmë standardet europiane që aspirojmë?” pyeti ajo, duke ngritur shqetësime të drejtpërdrejta për mungesën e reformave kyçe që duhen për përparimin e negociatave.
Tabaku iu referua edhe raportit të OSBE/ODIHR, duke vënë në dukje dështimin e mazhorancës për të zbatuar një reformë të plotë zgjedhore: “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i demokracisë. Sot ne kemi përpara një detyrë të qartë: ose do të ndërtojmë një proces zgjedhor që reflekton standardet europiane, ose do të vijojmë të justifikojmë dështimet me retorikë boshe.”
BE e sheh Ballkanin si çështje sigurie – qeveria shqiptare nuk ka një vizion
Një tjetër pikë e rëndësishme që ngriti deputetja demokrate ishte ndryshimi i qasjes së BE-së ndaj zgjerimit, ku Tabaku theksoi se zgjerimi i Ballkanit Perëndimor nuk është më një çështje teknike, por një çështje sigurie. “Sot, zgjerimi i BE-së nuk është më thjesht një çështje burokratike apo ekonomike. Ai është një çështje sigurie dhe stabiliteti. Shqipëria duhet të jetë e përgatitur për këtë realitet të ri dhe duhet të nisë një debat kombëtar mbi detyrimet që kemi ndaj këtij procesi. Por, fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk ka një plan të qartë dhe nuk ka një vizion strategjik për këtë moment historik,” tha ajo.
Tabaku bëri thirrje që të përfshihen më shumë aktorë në këtë proces, duke theksuar se vendimmarrja nuk mund të jetë e kufizuar vetëm brenda qeverisë:
“Integrimi nuk është pronë e qeverisë! Integrimi nuk mund të jetë një proces burokratik i mbyllur në një sirtar të ministrive! Ky është një proces kombëtar që duhet të përfshijë qytetarët, biznesin, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët e interesuar. Duhet të kemi një diskutim të hapur mbi detyrimet që na presin, mbi reformat që duhen bërë dhe mbi kostot që do të mbajë biznesi shqiptar.”
Ajo kritikoi mungesën e transparencës në qeverisje dhe faktin që mazhoranca nuk ka organizuar asnjë debat të gjerë për implikimet që ka integrimi europian për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.
Ligjet klienteliste, pengesë për integrimin
Në fjalën e saj, deputetja demokrate ngriti shqetësime të forta për disa ligje dhe praktika të qeverisë që janë në kundërshtim me standardet europiane, duke përmendur konkretisht ligjin për Agjencinë e Auditit, ligjin për Zonat e Mbrojtura, si dhe kontrata që shkelin Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA). “Ne nuk mund të pretendojmë se jemi të angazhuar për integrimin, ndërkohë që miratojmë ligje që bien ndesh me frymën dhe rregullat e BE-së. Ligje si ai për Agjencinë e Auditit, që u diskutua sot, apo paketat e klientelizmit si Paketa e Maleve, janë shembuj të qartë se qeveria po e çon Shqipërinë në drejtimin e gabuar. Ne nuk mund të vonojmë më reformat dhe zbatimin e detyrimeve tona europiane!” deklaroi ajo.
Duke mbyllur fjalën e saj, Tabaku dha një mesazh të qartë për qeverinë dhe për gjithë aktorët politikë dhe institucionalë në vend:
“Boll kohë ka humbur Shqipëria! Boll kohë kanë humbur shqiptarët! Momenti për të marrë përgjegjësi dhe për të vepruar është tani. Shqipëria nuk mund të vazhdojë të ecë me ritmin e propagandës qeveritare. Duhet punë, reforma dhe mbi të gjitha, vullnet politik për të çuar përpara procesin e integrimit europian.”
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38