Flash News
Goditi mjekun me sende të forta në kokë, arrestohet 54-vjeçari në Vorë
Ishte nisur nga Bari, policia kufitare ndalon velieren në Spille, gjenden armë e municione
Meteorologët paralajmërojnë për përmbytje në Shqipëri
Flet e moshuara që u dhunua nga nusja në Shkodër: M’i ka shkulur flokët!
Shtyu gazetaren/ Shoqata e Gazetarëve Europianë dënon sjelljen e Majkos: Akt intimidues
Tabaku: Ja pse domatja e tokës shqiptare nuk vjen në tavolinën e çdo shqiptare apo turisti
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku ka shpjeguar arsyen se pse domatja e tokës shqiptare nuk vjen në tavolinën e çdo shqiptari apo turisti.
Ajo shprehet se është “Taksimi Socialist” ai që e pamundëson një gjë të tillë, duke shtuar se qeveria aktuale nuk ka respekt për punën.
Postimi i Tabakut:
“Një qeveri socialiste që ka lënë pasdore bujqësinë dhe sot rritja ekonomike e sektorit të bujqësisë është 0% për të tretin vit!
????????Një qeveri socialiste që nuk ka pasur asnjë reformë në sektorin e bujqësisë duke e lënë fshatin në mëshirë të teknikave të fillimit të vitit të kaluar.
????Një buxhet socialist që nuk subvencionon bujqësinë duke ulur tokat e punuara dhe rrënuar këtë vend.
Një buxhet socialist që nuk subvencionon bujqësinë duke ulur tokat e punuara dhe rrënuar prodhimin vendas.
✋Një sistem korrupsioni që ka monopolizuar tregun ndërsa bujqit i ka lënë pa fondet e IPARD që nuk merren prej tyre sepse qeveria nuk reformon bujqësinë duke rritur madhësinë e fermave por e ka lënë në harresë.
Një qeveri socialiste që ka ndihmuar zhvlerësimin e euros duke i dhënë prioritet produktit të importit dhe jo djersës dhe mundit që bujku shqiptar derdh nga sabahu deri në aksham!
Prandaj domatja e tokës shqiptare nuk vjen në tavolinën e çdo qytetari apo dhe në pjatën e çdo turisti.????????Përse fermerët që zgjohen në mëngjes, shesin dhe blejnë me faturë produktet, punojnë dhe kujdesen për tokën sot janë më të varfër dhe produktin e kalbin sepse nuk e çojnë dot në tavolinën e shqiptarit. Ngaqë ata janë vetëm edhe akoma më keq kanë përballë edhe qeverinë që nuk ka respekt për punën!