Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Koha që Veliaj të japë llogari për inceneratorin

Tabaku: Koha që Veliaj të japë llogari për inceneratorin

Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka reaguar pas deklaratës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku ai u shpreh se nuk ka hedhur asnjë firmë, në asnjë aferë korruptive.

Ajo shton se tanimë koha e regjisë ka përfunduar dhe se duhet të mbahet përgjegjësi ligjore, morale dhe politike.

Statusi i Plotë

Ka një kohë për të korrur frutet e farës që ke mbjellur. Dikush korr frutet e farës e luftës kundër korrupsionit ndërsa të tjerë korrin frutet e korrupsionit që kanë mbjellur me firma dhe shkresa. Regjia, telekamerat e fundit dhe përbetimet për pastërti nuk vlejnë dhe aq. Sot, ka përgjegjësi ligjore, morale dhe politike. Të gjithë presim që të thërriten para përgjegjësisë Erion Veliaj, që ka hedhur firmën tek afera e inceneratorit të Tiranës. Dita për të pasur frikë ligjin e mbi të gjitha për të korrur frytet e farës së sistemit e modelit që ka krijuar.

 

Të fundit