Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku komenton nismën e PS: Falja e gjobave legalizon informalitetin

Tabaku komenton nismën e PS: Falja e gjobave legalizon informalitetin

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar nismën e Ps për faljen e gjobave.

Duke folur për A2 CNN, Tabaku tha se nisma legalizon infomalitetin dhe shkeljen e ligjit.

Ajo shton se nëse do të bëhej një amnisti për gjobat, atëherë qytetarët do të bënin shkeljen e radhës, duke pritur sërish amnisti me afrimin e zgjedhjeve.

“Në 2022 ka një vendim të Kushtetueses që e ka quajtur atë ligj antikushtetues. Pra ai ligj nuk duhet të kishte ekzistuar dy vitet e fundit, nuk duhet të ishte zbatuar. U kujtuan pas 2 vitesh për të zbatuar një vendim të Kushtetueses për një ligj që e kanë zbatuar për disa inspektoriate dhe më pas tani e falin?

Unë shikoj pjesën problematike atë të faljes së gjobave përsa i përket sigurisë së ushqimit. Unë në fakt jam për një mënyrë ndryshe të të funksionuarit të shtetit, për një sistem që nuk funksionon mbi gjobat. Këta thanë do bëjmë shtet, dhe vendosnin gjoba. Këtu bëhet fjalë që kur ti fillon me konceptin e faljeve, ti e legalizon informalitetin.

Kjo ka qenë arsyeja që unë kam qenë kundër amnistisë fiskale. Në parim unë mendoj se këto gjoba duhet të ishin falur në kohë, atëherë kur u vendosën këto gjoba. Kjo duhet vendosur edhe në një prizëm ligjor dhe shtetformues dhe duhet parë se kush i vendos këto gjoba”, tha Tabaku. 

Të fundit