Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Kush do të mirën e PD, të mendojë daljen me kandidat të përbashkët më 14 maj

Tabaku: Kush do të mirën e PD, të mendojë daljen me kandidat

Deputetja demokrate Jorida Tabaku foli për zgjedhjet vendore të 14 majit dhe situatën në Partinë Denokratike.

Në një lidhje për Abc News, Tabaku tha se dalja me një kandidat të përbashkët do të bëjë të mundur që partia të mos krijojë çarje. Sipas Tabakut çdokush që do të mirën e PD duhet ta mendojë këtë alternativë.

“Jam përpjekur të them mendimin tim pa cënuar askënd. Unë e kam një qëndrim e di kush është rruga për PD. Preferoj t’i flas njerëzve janë të dëshpëruar kur na shohin që zihemi. Dalja me një kandidat do të bëjë të mundur që të mos kemi një copëzim. Kemi 60 bashki të drejtuara sot nga PS. Kush do që do të mirën e PD të mendojë daljen me kandidat të përbashkët.

Nuk kam asnjë dilemë për pozicionin që kam patur. Jam pjesë e grupit PD që drejtohet nga Alibeaj Nuk i hyj diskutimit si u zhvilluan primaret. Edhe sot ka mekanizma për të parë cili mund të jetë kandidati më i mirë, mund të bëhen sondazhe. Besoj se nëse ka vullnet politik cdo gjë zgjidhet”, u shpreh Tabaku.

 

Të fundit