Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Ligji i prokurimeve publike, shembulli tipik i ligjbërjes me porosi

Tabaku: Ligji i prokurimeve publike, shembulli tipik i ligjbërjes me porosi

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka ndarë në Facebook një videomesazh ku ngre pikëpyetje për komisionin e luftë kundër korrupsionit.

Tabaku ka sjellë shembullin e Ligjit të Prokurimeve Publike që është shkruar në kundërshti me MSA dhe sugjerimet e BE.

Deputetja shprehet se deri tani janë 3 tendera, 30 milionë euro pa garë dhe pa procedure, me përfitues Ministrinë e Brendshme, Portin e Durrësit po dhe Ministrinë e Drejtësisë që do të drejtojë dhe luftën ndaj korrupsionit.

Postimi:

Politika në fakt është ajo që bën , jo ajo që thua. Ndërkohë që i pashqetësuar vazhdon punën Komisionipër luftën ndaj korrupsionit në Parlament, në nivel qendror po fillon po zbatohet ligji i prokurimeve publike që u miratua pak kohë më parë. Ligji përvecse ishte në shkelje të marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ishte në shkelje të legjislacionit të BE se kishte një dispozitë e cila lejonte që mos të kishte garë për kontrata specifike, po këto të negocioheshin drejtëpërdrejtë me kompanitë,sot ai po bëhet fakt. Ndërkohë që flasim 3 tendera me përfitues Ministrinë e Brendshme,Portin e Durrësit po dhe Ministrinë e Drejtësisë që për ironi të fatit do drejtojë dhe luftën ndaj korrupsionit,janë nënshkruar 30 milionë euro pa garë dhe pa procedure.Ligji i prokurimeve publike është shembulli më tipik i ligjbërjes me porosi dhe këto deputetë kanë kaluar dhe kanë miratuar ligjin e prokurimit publik, që janë ulur dhe ky Komisioni i Posacëm i luftës ndaj korrupsionit,na tregojnë ne që do luftojnë korrupsionin? Ato që cdo ditë e thellojnë akoma dhe më shumë përfshirjen e tyre në afera korruptive?Ato që nuk kanë vullnetin politik dhe nuk e kanë pasur vullnetin politik për ta luftuar do ta gjejnë sot Komisionin ndërkohë që e shkelin cdo ditë ligjin në aktivitetin e tyre të përditshëm?

 

Të fundit