Flash News


Ditari i Opozitës

Tabaku: Me Aktin e ri Normativ qeveria do t’i çojë paratë te kompanitë që pronarët i kanë nën hetim për drogë

Tabaku: Me Aktin e ri Normativ qeveria do t’i çojë paratë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku ka folur në Kuvend për Aktin Normativ që u jep kompensim kompanive që ndërtojnë vepra publike, i cili pritet të miratohet sot. Tabaku us hpreh nga foltorja se të gjitha kompanitë kanë lidhje në një mënyrë apo tjetrën me qeverinë.

Tabaku akuzoi qeverinë se ka dhënë 18.6 milionë euro nga paratë e rindërtimit për kompani, persona që janë nën hetim nga prokuroria. Nisur nga kjo, deputetja u shpreh kundër Aktit, duke theksuar se shërben për të rritur fitimet e këtyre kompanive.

“Kam raste pa fund të kompanitë të përfshira në rindërtimin. Nga ana tjetër, kompanitë përveç faktit që tenderat janë dhënë me 99 përqind të vlerës, kanë lidhje me qeverinë. Rruga Kardhiq-Delvinë dhe shumë raste të tjera i kam denoncuar.

Abuzimi më i madh është për kompanitë që kanë pronarë persona në kërkim, të hetuar të gjykuar për trafik ndërkombëtar droge. E dini ç’bën kjo qeveri? 18.6 milion euro janë dhënë për kompani e persona që janë në hetim. Me aktin qeveria kujdeset t’i sigurojë fitime e mos i mungojnë të ardhurat”, tha ndër të tjera Tabaku.

 

Të fundit