Flash News


Ditari i Opozitës

Tabaku ndjek numërimin e kutive të fundit: Shqipëria nuk di të bëjë zgjedhje

Tabaku ndjek numërimin e kutive të fundit: Shqipëria nuk di

Kandidatja demokrate e pozicionuar në listën e hapur të PD për qarkun e Tiranës, Jorida Tabaku po ndjek nga afër procesin e numërimit të votave preferenciale në shkollën “Hoxha Tahsim” në Tiranë.

Duke folur në News24, ajo e ka cilësuar procesin zgjedhor të 11 majit ndër më të parregulltit.

"Falënderoj njerëzit e opozitës që po monitorojnë zgjedhjet, megjithëse PD po humb. Së dyti sa i takon votës së kandidatëve është i shpërndarë, pasi ky proces ka prodhuar një situatë të paparashikueshme, një tendencë vihet re por se parashikojmë dot.

Ka qenë një garë e pabarabartë, si në përballje me kundërshtarin dhe në mënyrën si është zhvilluar. Të jesh në listë të hapur, të jesh grua dhe të bësh fushatë në 5 bashki të qarkut Tiranë është strapacuese. Do të pres deri në fund të bëj komentet.

Këto zgjedhje tregojnë shumë dhe për faktin se Shqipëria edhe pse ka hapur negociatat nuk di të bëjë zgjedhje. Ka faktorë dhe të brendshëm, proceset më të parregullt që kam vënë re. Mesazhi që kam sot është për sakrificën e demokratëve, edhe pse pas 12 viteve në opozitë", tha Jorida Tabaku. 

Të fundit