Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku në Bundestag: Integrimi Evropian duhet të jetë për shqiptarët jo politikanët

Tabaku në Bundestag: Integrimi Evropian duhet të jetë për

Në Berlin po mbahet konferenca e radhës në lidhje me Procesin e Berlinit.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku kërkoi që procesi i integrimit të dalë nga dyert e burokracisë së qeverisë dhe t'u drejtohet qytetarëve.

Ajo theksoi se ky nuk është një proces teorik, por praktik, dhe shqiptarët duan të shohin ndryshime reale.

Sipas Tabakut, një reformë e gjithëanshme zgjedhore është thelbësore për të siguruar zgjedhje të lira dhe transparente, siç rekomandohet nga OSBE-ODIHR prej më shumë se dhjetë vitesh.

Ajo kritikoi hezitimin e qeverisë për të zbatuar këto reforma, që ka penguar përparimin e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve të BE-së.

Tabaku vuri në pah gjithashtu çështjen e korrupsionit të përhapur, duke e përshkruar si "një gjemb në krah" të shoqërise shqiptare.

Duke përfunduar fjalimin e saj, Tabaku kërkoi respektimin e parimeve demokratike, nxitjen e bashkëpunimit dhe punimin për një Shqipëri të gatshme për anëtarësim në BE.

"Opozita duhet të trajtohet si një partner në demokraci, jo si një kundërshar," deklaroi ajo.

Të fundit