
Flash News
Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, një e plagosur
Veliaj ankimon masën “arrest në burg” në Apelin e GJKKO
Programi ekonomik 2025-2029/ Berisha: Ne do bëjmë çdo gjë që taksat t’u kthehen qytetarëve
Rama: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, jemi vend i vogël
Arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, akuzohet për vjedhje dhe abuzim me të mitur
Tabaku në Komisionin e Ekonomisë: Falja e taksave për 10 vite, dhuratë për oligarkët!
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka ngritur disa kritika në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, duke kundërshtuar ashpër propozimin e socialistëve për faljen 10-vjeçare të taksave për kompanitë e huaja që investojnë në turizëm.
Me një retorikë të fuqishme dhe të argumentuar, Tabaku e ka quajtur këtë nismë një dhuratë për oligarkët e turizmit, që lë pas dore shumicën dërrmuese të qytetarëve shqiptarë dhe bizneset e vogla.
“ Kur miratuam buxhetin në dhjetor, qeveria premtoi se nuk do të kishte ndryshime fiskale, as përjashtime, as privilegje. Por, vetëm një muaj më vonë, socialistët sjellin një nismë që shkel premtimet e veta dhe dispozitat ligjore, duke falur taksat për një grusht kompanish në prag të zgjedhjeve, ” deklaroi Tabaku.
Tabaku kritikoi edhe shtyrjen e Ligjit për Investimet Strategjike për të tetën herë, duke e quajtur atë një shembull të qartë të kapjes së ligjit nga interesat private.
“ Këto ligje nuk janë më përkohshme. Përfitimet për një pakicë po kthehen në normë, ndërsa bizneset e vogla dhe fermerët përballen me një barrë të rëndë fiskale,” theksoi Tabaku. “Si mund të justifikoni që hotelet e mëdha të huaja përjashtohen nga taksat, ndërsa strukturat akomoduese shqiptare në vijën bregdetare, që punësojnë qindra njerëz, paguajnë gjithçka? ”
Tabaku hodhi dyshime mbi të dhënat e Ministrisë së Financave, e cila pretendoi krijimin e 888 vendeve pune nga këto përjashtime fiskale. Ajo kërkoi transparencë të plotë dhe informacione të sakta mbi përfitimet reale ekonomike të këtyre masave.
“ Sa janë të punësuarit në hotele që nuk përfitojnë këto privilegje? Po 300,000 fermerët që punojnë çdo ditë pa asnjë përjashtim fiskal, çfarë mbështetje kanë marrë? Si mund të mbyllim sytë ndaj kësaj pabarazie? ” pyeti Tabaku, duke shtuar se kjo është një politikë që godet direkt interesat e qytetarëve dhe biznesit të ndershëm.
Duke e quajtur të turpshme axhendën legjislative të mazhorancës, Tabaku kritikoi faktin që sesioni parlamentar i vitit të ri nisi me ligje që favorizojnë bizneset e mëdha dhe të huaja.
“ Në vend që të sillnim një ligj që prek shumicën e qytetarëve, qeveria nis vitin me privilegje për 10-11 hotele të mëdha. Kjo është dhurata më e keqe që mund t’i bëhet sistemit tonë fiskal dhe barazisë ekonomike, ” deklaroi ajo.
Tabaku ngriti shqetësime të forta mbi ndikimin afatgjatë të politikave të privilegjuara fiskale. Ajo akuzoi qeverinë për krijimin e një sistemi taksash të pabarabartë dhe të padrejtë, që favorizon informalitetin dhe ndarjen ekonomike.
“ Faljet e taksave dhe politika preferenciale kanë krijuar një pabarazi të thellë. Hotelet shqiptare paguajnë taksa, ndërsa të huajat përjashtohen. Çfarë mesazhi po i jepni investitorëve vendas? ” tha ajo me tone të forta.
Të fundit


Javë tersi për këto 3 shenja të horoskopit! Ja ku duhet të tregoni kujdes
16 Shkurt 2025, 21:38

Berisha do të paraqitet nesër në 09:30 në SPAK, PD thërret protestë
16 Shkurt 2025, 20:58


Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar
16 Shkurt 2025, 19:47

Humb jetën punëtori shqiptar në Greqi, ra në kontakt me energjinë elektrike
16 Shkurt 2025, 19:00


Jamarbër Malltezi tregon të vërtetën për lidhjen me Fatimir Bektashin
16 Shkurt 2025, 18:03
Nesër 17-vjetori i Pavarësisë, Trump uron Osmanin: Lidhjet midis popujve tanë, të forta
16 Shkurt 2025, 17:40
Përplasen dy makina në Lezhë-Shkodër, një e plagosur
16 Shkurt 2025, 17:22
Temperatura deri në -7 gradë Celcius, parashikimi i motit për javën që vjen
16 Shkurt 2025, 17:00


Noka me shqiptarët në Hamburg: Fuqia e ndryshimit të Shqipërisë qëndron në duart tuaja
16 Shkurt 2025, 16:07
Çmontohet organizata kriminale në Spanjë, në pranga dy shqiptarë
16 Shkurt 2025, 15:54
Zelenskyy: Ukraina nuk u ftua për bisedimet SHBA-Rusi në Arabinë Saudite
16 Shkurt 2025, 15:38

Londra vishet kuqezi! Hysa nokauton rivalin provokues, triumfon edhe Bërmeta
16 Shkurt 2025, 15:05
Përse Serbia kërkon deklaratë për Vojvodinën?
16 Shkurt 2025, 14:52
Inteligjenca artificiale vs maskarallëku natyral
16 Shkurt 2025, 14:30
Topalli me diasporën në Itali: Regjistrohuni 4 marsi afati i fundit
16 Shkurt 2025, 14:11
Liderët evropianë pritet të mbajnë takim urgjent për Ukrainën
16 Shkurt 2025, 13:42
Plani ekonomik i PD-së, Teliti: Ja 5 shtyllat për të ndryshuar Shqipërinë
16 Shkurt 2025, 13:22
Berisha: Shqipëria në emergjencë, do përgatisim paketën 100 ditëshe
16 Shkurt 2025, 13:01
Veliaj ankimon masën “arrest në burg” në Apelin e GJKKO
16 Shkurt 2025, 12:35

Van Orden: Ajo që ka ndodhur në Ukrainë, ka qenë një thirrje zgjimi
16 Shkurt 2025, 11:54

Meta kërkon lirinë, Gjykata e Lartë vendos më 27 shkurt
16 Shkurt 2025, 11:22
Berisha nxjerr statistikat: Ja pse Edi Censori do të mbyllë Tik Tok-un
16 Shkurt 2025, 10:57

Rama: Nuk marrim refugjatë nga Palestina, jemi vend i vogël
16 Shkurt 2025, 10:10
Trump do ta dërgojë një ekip në Arabinë Saudite për bisedimet Ukrainë-Rusi
16 Shkurt 2025, 09:58
Arrestohet 38-vjeçari në Lezhë, akuzohet për vjedhje dhe abuzim me të mitur
16 Shkurt 2025, 09:41
Olly fiton Sanremo 2025 me ‘Balorda Nostalgia’
16 Shkurt 2025, 09:25
Erion Veliaj dyshohet se i dha leje ndërtimi për pallat fisit të Ajolës
16 Shkurt 2025, 09:13
Këmbimi valutor, 16 shkurt 2025
16 Shkurt 2025, 08:56
Kush po u fryn zjarreve
16 Shkurt 2025, 08:48
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju
16 Shkurt 2025, 08:36
Parashikimi i motit, si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës
16 Shkurt 2025, 08:19
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
16 Shkurt 2025, 08:05
Evropa nuk do të jetë pjesë e bisedimeve të paqes Rusi-Ukrainë, thotë i dërguari i SHBA
15 Shkurt 2025, 21:56
Për larot e Lalit dhe portalet
15 Shkurt 2025, 21:28
Në vendin ku proteston qeveria
15 Shkurt 2025, 21:14

Akuzohet për korrupsion, deputeti i PS: Veliaj nuk duhej arrestuar, ka cilësi të tjera
15 Shkurt 2025, 20:46
Autoritetet maqedonase arrestojnë një person nga Kosova me kërkesë të Serbisë
15 Shkurt 2025, 20:26




"Tha do flas”, Paloka: Rama po i dërgon Veliajt mesazhe, ai s’e mban burgun
15 Shkurt 2025, 18:21


Konflikt me sende të forta mes të rinjve në Tiranë, dy prej tyre përfundojnë në spital
15 Shkurt 2025, 17:23

Biznesmeni financoi udhëtimin ‘luksoz’ të Veliajt për të siguruar lejen e ndërtimit
15 Shkurt 2025, 16:39

A do kandidojë në Bashkinë e Tiranës? Tabaku: Beteja ime është diku tjetër
15 Shkurt 2025, 15:54
Aksidentohet autobusi në Kosovë, 17 të plagosur
15 Shkurt 2025, 15:30



'Kasaphana' e fondeve nga bashkia, ja pse VIP-at shqiptarë u bënë avokatë të Veliajt
15 Shkurt 2025, 14:17
Arrestohet taksisti që shpërndante kokainë në Tiranë
15 Shkurt 2025, 14:02
Vonohen pagesat e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor
15 Shkurt 2025, 13:19



Fier: Arrestohet 67-vjeçari për mashtrim, shiti të njëjtin apartament dy herë
15 Shkurt 2025, 12:15
REL: Hamasi i liron tri pengje izraelite, teksa armëpushimi në Gazë vazhdon
15 Shkurt 2025, 11:52
Dhunuan gazetarin Gjergj Zefi, Prokuroria e Tiranës çon për gjykim Renato Bodurrin
15 Shkurt 2025, 11:23

I dënuar në Itali për grup kriminal dhe trafik droge, arrestohet 39-vjeçari në Gramsh
15 Shkurt 2025, 10:51
Hovenier: Kosova dhe Serbia nuk i trajtuan me seriozitet detyrimet e tyre!
15 Shkurt 2025, 10:45
Identifikohet 20-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Pishkash
15 Shkurt 2025, 10:26

Dënohet me 11 vite burg shqiptari në Kretë për pë*dhunim në grup dhe vjedhje
15 Shkurt 2025, 09:51
Biseda Trump-Putin shënon kthesë në luftën e Ukrainës, hapen negociatat për paqen
15 Shkurt 2025, 09:23
Ekonomia e romancës dixhitale, gati 100 mijë shqiptarë përdorues të Tinder
15 Shkurt 2025, 09:12
Vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, moti për sot
15 Shkurt 2025, 09:00

Këmbimi valutor 15 Shkurt/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme
15 Shkurt 2025, 08:33
Përplasje fatale në aksin Prrenjas-Librazhd, një grua humb jetën, një i plagosur rëndë
15 Shkurt 2025, 08:22
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 Shkurt 2025, 08:02
Mediu: LaCivita pyeti administratën e Trump nëse duhet të vinte në Tiranë
14 Shkurt 2025, 22:55
Vance i krahason liderët evropianë me tiranët e Luftës së Ftohtë
14 Shkurt 2025, 22:33

Dëbimet masive nga SHBA, rritet numri i emigrantëve që mbahen në burgun e Guantanamos!
14 Shkurt 2025, 21:48



Rrjeti elektrik i amortizuar rrezikon banorët e Gjadrit
14 Shkurt 2025, 21:12
Zelensky: Takimi me Putin, vetëm pasi të diskutohet një plan i përbashkët me Trump
14 Shkurt 2025, 20:53
Shefja e diplomacisë evropiane paralajmëron qasje të re për dialogun Kosovë-Serbi
14 Shkurt 2025, 20:52