Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku në Kuvend: Dy ambasadorë u larguan nga takimi me Beqajn, s'ka komision që ju shpërlan nga ky turp

Tabaku në Kuvend: Dy ambasadorë u larguan nga takimi me Beqajn,

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar në Kuvend arrestimin e ish ministrit Ilir Beqaj.

Tabaku deklaroi se u sulmua kur e akuzonte për korrupsion, teksa sjell në vëmendje rastin kur dy ambasadore u larguan nga takimi me Beqajn. 

“Beqaj është për shpërdorim të fondeve të BE dhe shyqyr që fusin fjalën integrim në çdo fjali dhe shyqyr që përmendim procesin e integrimit në çdo fjalim në parlament. Të na thoni neve që ju keni flamurin e luftës ndaj korrupsionit, ku jeni të zhytur të gjithë, ata që kanë qenë në vendimmarrje të gjithë në llumin e korrupsionit, për mua kjo është e papranueshme.

Për të gjitha këto unë kam folur dhe jam sulmuar. Kam folur për Ilir Beqajn dhe janë ngritur dy ambasador dhe janë larguar nga takimi me Ilir Beqajn dhe ju e vutë atje dhe sot ai është turp i madh. Ilir Beqaj është turp i madh dhe dyfish më i madh, kur lajmi bëhet për shpërdorim fondesh të BE. Për këtë jeni ju që mbani përgjegjësi dhe nuk ka komision që ju shpërlan nga ky turp”, tha ajo.  

Të fundit