Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Tabaku nga Kuvendi: Fitorja e tretë e profesionistëve të lirë ndaj pandershmërisë së qeverisë

Në Kuvend u diskutua Akti Normativ për rikthimin e parave të marra për Profesionet e Lira.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku, deklaroi se kjo ditë simbolizon triumfin e ndershmërisë dhe drejtësisë, Kuvendi miratoi Aktin Normativ që rikthen paratë e marra padrejtësisht nga mbi 6,000 profesionistë të lirë.
Sipas deputetes së PD kjo konsiderohet si fitorja e tretë e shtresës së mesme dhe profesionistëve të ndershëm kundër një sistemi të pandershëm fiskal të qeverisë socialiste.
Deputetja e Partisë Demokratike, e quajti këtë akt si një moment të rëndësishëm për të gjithë ata që për muaj të tërë u përballën me arrogancën dhe pandershmërinë e mazhorancës. Ajo theksoi se kjo nuk është vetëm një çështje financiare, por një luftë për të rikthyer besimin dhe të drejtën për një sistem të ndershëm.
Ajo kritikoi ashpër mazhorancën socialiste për arrogancën dhe metodat kërcënuese ndaj profesionistëve të lirë, që përfshinë emaile dhe presione të hapura për të detyruar individët të pranonin një taksë të cilësuar tashmë si antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese. Për Tabakun, sjellja e qeverisë reflektonte jo vetëm një filozofi të pandershme fiskale, por edhe një përpjekje për të normalizuar abuzimin institucional.
Fjala e plotë e deputetes Jorida Tabaku:
Dhjetë muaj më parë, Partia Demokratike dhe një grup i madh profesionistësh të lirë u bashkuan në një kauzë që nuk lidhej thjesht me një taksim antikushtetues. Por me një kauzë që në thelb përbën pandershmërinë e sistemit fiskal socialist që për 11 vite u ka rënduar xhepat e shtresës së mesme, punëtorëve dhe sipërmarrjes.
Që kur vendosën Taksimin Progresiv mbi Pagën e qytetarëve, shumica socialiste e shiti si një taksim të drejtë ndonëse për vite me radhë kjo ka mbetur si refren pasi e njëjta shumicë është mbledhur herë për të hequr rentat minerare edhe herë për t’i vendosur, një vit për të ndarë biznesin e vogël në një skemë tjetër TVSH-je dhe një vit për të përcaktuar biznesin e vogël pa TVSH.
Pandershmëria ka qenë parimi mbi të cilën qeveria socailiste dhe mazhoranca socialiste kanë operuar për 3 mandate me radhë. Kanë taksuar pandershmërisht 95% të shqiptarëve dhe kanë mbajtur me temena 5% të bizneseve.
U kanë rënë në qafë punëtorëve të fasonerive, inxhinierëve, pedagogëve, mejkëve, manaxherëve, arkitektëve pra atyre që janë shtylla kurrizore e një ekonomike dhe u kanë dhuruar monopolet, përjashtimet nga taksat një pakice që ka uzurpuar çdo hapësirë dhe që e ka buxhetin si arkën personale të kursimit. Prandaj, e njëjta mazhorancë, ishte arrogante ndërsa miratoi Taksën ndaj Profesionistëve të Lirë.
Madje ishte edhe më arrogante kur u dërgua kjo taksë në Gjykatën Kushtetuese. Pandershmëria është rrënjosur aq thellë në filozofinë e kësaj shumice, sa askush nuk ka guximin të thotë të vërtetën që nuk ka përse 30 mijë profesionistë të lirë të paguajnë më shumë taksa se sa një biznes i madh.
Asnjë nga specialistët dhe ekspertët brenda qeverisë, ndonëse e dinë mjaft mirë, nuk pati guximin të deklaronte se nuk mund të nxirrej dhjamë nga pleshti. Që nuk mund të zhvatej pafundësisht shtresa më vitale dhe energjike e vendit vetëm për të përmbushur kapriçio dhe teka momentale të një qeverie që sillet arrogante me të pafuqishmit dhe e dobët me monopolet dhe oligopolet që kontrollojnë fijet.
Akoma më e pandershme ishte sjellja e kësaj qeverie që ndërsa çështja trajtohej në Gjykatën Kushtetuese, ata dërgonin përditë emaile kërcënuese për të dhënë dy mesazhe; së pari, mesazhi drejtuar shtresës së mesme dhe shtyllës së ekonomisë edhe inovacionit. MOS MENDONI SE DO FITONI. Së dyti, mesazhi drejtuar Gjykatës me bindjen se duke u sjellë “si përherë” ata do të shtynin të padrejtën të normalizohej.
Prandaj mbi 6000 profesionistë të lirë, u detyruan të frikësuar nga shkopi i një qeverie që zhvat dhe tregohet e fortë me ata që mbajnë kombin gjallë dhe e çojnë përpara, të paguajnë taksën e pandershme dhe antikushtetuese të Profesionistëve të Lirë.
Dhe me paturpësinë edhe më të madhe, kur gjithçka u sqarua, kur kjo taksë u vlerësua si antikushtetuese e njëjta qeveri sillej si zhvatëse e kapur në vjedhje që nuk donte t’ia kthente paranë atij që takonte.
Ky është sistemi i pandershëm që socialistët kanë instaluar prej 3 mandatesh dhe që vazhdojnë ta keqpërdorin me shpresën se shqiptarët do t’ua ngordhin nervin njësoj si ajo bretkosa që ia rrisin temperaturën ngadalë derisa ajo të ngordhë. U përpoqën me njëmijë e një forma, këta që i thonë vetes të ndershëm, që të mos të kthejnë hakën tek i zoti.
I dërgonin letra Gjykatës Kushtetuese për një vendim që ishte aq i qartë saqë edhe më i padituri në jurispundencë e kuptonte. U kthye Ministria e Financave si Posta shqiptare që delegonte letra lartë e poshtë me postierë që vraponin me ankth nëse përgjigja e Gjykatës Kushtetuese do t’u toleronte atyre të drejtën për të vjedhur atë që nuk e vidhnin më dot.
Aq të pandershëm saqë edhe kur në buxhetin e shtetit u kërkua shprehimisht që të ingranohej një fond për këto para të marra padrejtësisht, antikushtetuetshmërisht ndaj shtresës së mesme, kjo shumicë sërishmi e revokoi.
Ndërsa sot, pas një epopeje të lavdishme të zhvatjes në tentativë, vjen Akti Normativ për të rikthyer ato para që pesë muaj më parë e njëjta qeveri ua morri shqiptarëve padrejtësisht. Pesë muaj më parë kur u thashë nga kjo foltore që mos të gabojnë dhe mos ua marrin tatimpaguesve të shtresës së mesme paratë, ironizuat dhe ua morrët me kokën tuaj.
Ndërsa sot, ulni kokën dhe u riktheni atyre atë që u morrët padrejtësisht por fatkeqësisht ende nuk kam dëgjuar një ndjesë nga ana juaj. Një ndjesë ndaj atyre mbi 6000 sipërmarrje, biznese të ndershme që dalin nga sabahu në darke, në 7 ditë në javë për të nxjerrë të ardhurat e tyre.
Që kanë invesutar dhe vazhdojnë të investojnë në dije, eksperiencë dhe jo vetëm ndërkohë që ky parlament vazhdon të votojë ligje me porosi, të zgjasë jetën e propozimeve ligjore kriminale që shkatërrojnë Shqipërinë dhe ekosistemin tonë. Për qeverinë socialiste armiqtë pra janë shtresa e mesme, ushtria e inxhinierëve, arkitektëve, softëare developer, IT, programuesve, përkthyesve, avokatëve, audituesve, kontabilistëve…të gjithë këta janë armiqtë për të cilën ligji dhe taksat janë të pamëshirshme..edhe përballë tyre qëndrojnë investitorët strategjikë, monopolet e ushqimeve, oligopolet e naftës dhe jo vetëm.
Ky Akt Normativ është një fitore për shtresën e mesme. Një fitore e njerëzve të ndershëm! Një fitore e njerëzve të drejtë! Një fitore e një Shqipërie që gdhihet në mëngjes për të fituar bukën e gojës dhe jo për të shkruar ligje me porosi. Një fitore e shtyllës së ekonomisë sonë!
Një fitore e hakës që shkon tek i zoti! Prandaj, nëse sot e votoj këtë Akt Normativ e bëj pikërisht për të respektuar këto fitore! Për të respektuar njerëzit e punës! Njerëzit që e duan Shqipërinë dhe që nuk vendosën të largohen, por të dalin ballëhapur me ju dhe të kenë guximin t’ju mposhtin jo vetëm një herë por tre herë…ky Akt është fitorja e tretë!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38