Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku nga SHBA: Diaspora shqiptare mbështet fuqishëm PD-në, sfida me regjistrimin për zgjedhje

Tabaku nga SHBA: Diaspora shqiptare mbështet fuqishëm PD-në,

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila ndodhet prej disa ditësh në SHBA, ka deklaruar se mbështetja e diasporës shqiptare për Partinë Demokratike është e jashtëzakonshme. Në një lidhje për Syri TV nga Nju Jorku, Tabaku theksoi se sfida kryesore mbetet regjistrimi i emigrantëve për zgjedhjet e 11 majit, për shkak të mungesës së dokumenteve biometrike të identifikimit.

Ka shumë shqiptarë që janë larguar nga vendi përpara se të hynte në fuqi identifikimi biometrik, dhe kjo u ka krijuar vështirësi për t'u regjistruar. Ne kemi bërë thirrje të vazhdueshme për regjistrim, kemi zhvilluar gjashtë takime radhazi dhe interesi për opozitën është i jashtëzakonshëm”, u shpreh Tabaku.

Ajo nënvizoi gjithashtu se prania e vetëm një konsullate shqiptare në Nju Jork e vështirëson pajisjen me dokumente të identifikimit për shumë emigrantë. Për këtë arsye, PD ka propozuar një projektligj që t’u mundësojë emigrantëve me dokumente identifikimi, por jo biometrike, të drejtën për të votuar.

Sipas Tabakut, struktura e PD-së në diasporë ka angazhuar të rinj dhe ka bashkëpunuar me biznese shqiptare për të ndihmuar qytetarët në regjistrim. Ajo i bëri thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të informojë më shumë komunitetin shqiptar në SHBA mbi procesin e regjistrimit dhe të votojë për ndryshimet e propozuara nga opozita.

Të fundit