Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku ngre shqetësim menaxhimin e fondeve të BE: Qeveria ndryshoi 4 herë koordinatorin

Tabaku ngre shqetësim menaxhimin e fondeve të BE: Qeveria ndryshoi 4

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ngriti shqetësimin për menaxhimin e fondeve të BE, të IPA-s në veçanti. IPA është instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit, i financuar nga BE që synon të mbështesë vendet kandidate në implementimin e reformave të ndryshme.

Tabaku u shpreh nga foltorja e Kuvendit se qeveria ka ndryshuar strukturën e menaxhimit të fondeve. Sipas saj, është shndërruar në një drejtori zyre pranë kryeministrisë nën drejtimin i Ilir Beqajt.

Deputetja nënvizoi se ndërrimi i shpeshtë i koordinatorit të dondeve ka sjellë mospëritimin e tyre. Ajo akuzoi qeverinë për mostransparencë. Deputeja nënvizoi se në kushtet e një krizë ekonomike, Shqipëria nuk e ka luksin të refuzojë fondet e BE.

“Kam ngritur me shqetësim faktin që qeveria ka ndryshuar strukturat për menaxhimin e fondeve të donatorëve. Ka ndryshuar koordinatorin e IPA nga ish-kryenegoaciatori, në një drejtori zyre të re në kryeministri tek zoti Ilir Beqaj. Nuk dua të merrem me integritetin e tij, duhet t’ja lëmë drejtësisë.

Për herë të parë në këto vite, qeveria shqiptare e ka ndryshuar 4 herë në 8 vite koordinatorin e IPA. Kjo ka sjellë problem në përthithjen e IPA-s. Ne nuk mund të lejojmë që fonde të tilla të mos përfitohen.

Qeveria shqiptare ka aftësinë që një në dy euro të BE t’i marrë t’i absorboje dhe të zbatojë projekte. Kjo aftësi kaq e ulët për të përthithur fondet IPA në një situatë kaq të vështirë, kur ne i lutemi BE për rindërtimi, pandemine etj., tregon mosgatishmërinë e qeverisë shqiptare për të ngritur strukturë transparente. Sot ndodhemi në një situatë të vështirë ekonomike”, tha Tabaku.

Të fundit