Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK, s'mund të bëjë moral për korrupsionin

Tabaku: Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK,

Deputetja demokrate Jorida Tabaku tha se opozita nuk ka qenë asnjëherë pengesë për integrimin e Shqipërisë, por përkundrazi, ka qenë gjithnjë proaktive në çështje.

Për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve, Tabaku tha se sa i përket reformës zgjedhore duhet dialog mes opozitës dhe mazhorancës.

Tabaku tha se qeveria bën dialog pasi miraton rregullore pa pyetur opozitën.

"PD ka qenë dhe do jetë gjithnjë proaktive në çështjen e integrimit Europian. Fatkeqësi që kjo mazhorancë i ka mbetur ende ora tek Reforma në Drejtësi dhe ka dështuar në reformat e tjera. Shqipërisë i duhen reforma për të vazhduar procesin e integrimit. I duhet një klimë dialogu mes qeverisë dhe opozitë. Jo hipokrizi!

Mazhoranca kërkon dialog për Reformën Zgjedhore ndërkohë që Kryeministri dje ka shpallur monolog për reformën zgjedhore.Parlamenti duke refuzuar abuzivisht ngritjen e Komisioneve Hetimore ka goditur demokracinë. Ligji ri për Komisionet Hetimore, në interes të hallit të qeverisë. Sa më shumë komisione aq më shumë skandale dhe aq më shumë hetime nga SPAK. Drejtësia po merret me Korrupsionin, ne na duhet një parlament që të mbajë përgjegjëse qeverinë për angazhimet e saj kundër korrupsionit. Angazhimet për këtë hartë të integrimit nuk duhet të jenë në letra. Janë piketat që duhet të ketë kuvendi për një demokraci parlamentare jo për një parlament noter të dëshirave të qeverisë. Qeveria po bën monolog, miraton një rregullore pa pyetur opozitën. Një qeveri që ka 50% të koncesioneve në SPAK nuk mund të bëj moral për korrupsionin dhe për SPAK. Një mazhorancë që ka mbrojtur koncesionet në SPAK nuk mund të bëjë moral për korrupsionin dhe kundër opozitës”, tha Tabaku.

Të fundit