Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Oferta politike e mazhorancës është gjuha e llumit

Tabaku: Oferta politike e mazhorancës është gjuha e llumit

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u shpreh se vendi ka shumë arsye pse duhet votuar opozita,

E ftuar në Ora News, Tabaku tha se gjuha që sot dëgjon si ofertë politike nga mazhoranca është gjuha e llumit dhe se sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria.

TabakuKa shumë arsye në fakt se pse duhet votuar opozita. Unë nuk jam pjesë e atij grupi që thonë që e ka radhën opozita. Opozita patjetër që duhet të japi një alternativë.

Që të fitosh një palë zgjedhje dhe ti drejtohesh qytetarëve duhet të kesh patjetër një alternativë. Dhe unë besoj se alternativa progamore ekziston.

Janë disa parime të djathta që në këtë program janë reflektuar por edhe me një karakter social sepse ne nuk nisim dot nga zereo, ne nisim me faktin dhe realitetin ku ndodhen familjet shqiptare. Së dyti mendoj se ka nevojë për një ndryshim Shqipëria.

Ka nevojë për një ndryshim i cili duhet patjetër që ti tundë themelet ekonomike dhe jo vetëm. Ka nevojë edhe për një sinal që gjërat mund të bëhen ndryshe.

Ka nevojë edhe për të kaluar pikërisht këtë periudhën e mungësës së shpresës. Unë nuk jam e idesë që duhet të ketë një ndryshim vetëm në qeverisje por duhet të ketë një ndryshim në mendësi.

Duhet të ketë një ndryshim në sistemin që është krijuar të padrejtë.

Është e vërtetë që ndoshta kjo fushatë është atipike ndryshe nga fushatat e tjera sepse vjen pas një periudhe të ngarkuar edhe të zhvillimeve në opozitë.

Në momentin që po flasim PD është e gjitha në terren. Ka prezantuar një program. Mua më vjen keq në fakt që gjuha që sot dëgjon si ofertë politike nga mazhoranca është ajo gjuha e llumit.

Nuk është kjo fushata politike që meritojnë shqiptarët, nuk është kjo oferta politike që meritojnë shqiptarët. Sot ka nevojë për një alternativë për të dalë nga qorrsokaku ku është Shqipëria.

Të fundit