Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Opozita po shkon drejt bashkimit, të mos sulmojmë njëri-tjetrin

Tabaku: Opozita po shkon drejt bashkimit, të mos sulmojmë

Deputetja e PD, Jorida Tabaku  foli për ndryshimet statusore që u miratuan në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

E ftuar në News 24, ajo deklaroi se ka qenë dhe mbetet pro çdo iniciative për bashkimin e opozitës. Tabaku tha se duhet që të mos e sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikohet dhe të rrëzohet keqqeverisja e Ramës.

Jam pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Kam mbështetur Bardhin si kryetar të grupit parlamentar të PD-së. Pozitive është që opozita po shkon drejt bashkimit. Është e rëndësishme që ne po shkojmë tek njerëzit.

Duhet të mos sulmojmë njëri-tjetrin, por të kritikojmë qeverinë e Edi Ramës. Nuk ka rëndësi se ku jam, e rëndësishme është që të bëjmë opozitë ndaj kësaj keqqeverisje. E rëndësishme është që opozita të bëhet më e gjerë, që të mos humbasë asnjë votë”, tha Tabaku.

Të fundit