Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku pas debateve te “Ekonomia”: S’mund të diskutojmë buxhetin, pa u miratuar ligjet fiskale. Do e çojmë në gjykatë

Tabaku pas debateve te “Ekonomia”: S’mund të

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka paralajmëruar se do të çojnë në Gjykatë Kushtetuese buxhetin e shtetit për vitin 2023.

Kjo deklaratë erdhi pas debateve në Komisionin e Ekonomisë, ku ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj prezantoi projekt-buxhetin.

Teksa akuzoi qeverinë për arrogancë, tabaku tha se nuk mund të diskutohet për buxhetin, ndërsa ende nuk kanë kaluar ligjet fiskale.

“Në një vit krize, qeveria ka aq arrogancë sa nuk përfill Parlamentin dhe shkel ligjin duke mos i sjellë këto dokumentet në Kuvend. Qeveria nuk ka miratuar ligjet fiskale e miratojnë buxhetin. Deputetët nuk mund të trajtohen si noterë e të shpërfillet puna e tyre.

Sot qeveria ka sjellë një buxhet ku të ardhurat do rriten me rreth 10 përqind e një pjesë e madhe parashikon të vijnë nga ligji për bastet që nuk ka ardhur në Parlament.

130 mln euro taksa të rritura që qeveria nuk ka sjellë ligjet në Kuvend e nuk i ka miratuar akoma. Kjo që po ndodh në Komsionin e Ekonomisë është anti-kushtetuese. Nëse mbledhja nuk anulohet e nuk përsëritet do çojmë buxhetin në Gjykatë Kushtetuese”, tha Tabaku.

Të fundit