Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku pas fitores në Tiranë: Falënderime demokratëve, por sistemi nuk solli rotacionin

Tabaku pas fitores në Tiranë: Falënderime demokratëve, por

Deputetja Jorida Tabaku ka siguruar mandatin e vetëm për koalicionin PD-ASHM në qarkun e Tiranës, përmes sistemit të listave të hapura. Në një reagim pas konfirmimit të rezultatit, Tabaku ka shprehur falënderime për mbështetësit, duke nënvizuar se kjo garë nuk ishte aspak e lehtë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tabaku vlerëson kontributin e demokratëve që e mbështetën gjatë fushatës dhe shpreh mirënjohjen për përkushtimin e tyre.

“Falenderime pa fund për këdo që më votoi, që më mbështeti dhe që ishte me mua në këtë sfidë të radhës... Ju jeni Partia Demokratike!”, shkruan ajo ndër të tjera.

Megjithatë, ajo nuk fsheh zhgënjimin për mosarritjen e rotacionit politik, që sipas saj ishte thelbësor për vendin. Tabaku vlerëson se sistemi i ri zgjedhor ka prodhuar një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë, duke e vështirësuar konsolidimin e opozitës.

“Fatkeqësisht, nuk arritëm dot të sjellim rotacionin politik aq të nevojshëm për Shqipërinë, pasi ky sistem prodhoi edhe një garë të brendshme shpeshherë të padrejtë”, thekson ajo.

Në fund, Tabaku përgëzoi kolegun Ilir Alimehmeti për qytetarinë dhe fushatën e zhvilluar gjatë kësaj gare, me të cilin ndau “sprintin final” për mandatin në Tiranë.

Të fundit