Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku pas raportit të SPAK: Korrupsioni po vret ekonominë dhe po largon shqiptarët nga vendi

 

Tabaku pas raportit të SPAK: Korrupsioni po vret ekonominë dhe po

Deputetja e Jorida Tabaku ka reaguar pas raportit të fundit të SPAK për korrupsionin në Shqipëri, duke deklaruar se fenomeni po dëmton rëndë ekonominë dhe besimin e qytetarëve te institucionet.

Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se korrupsioni është një nga arsyet kryesore të largimit të shqiptarëve nga vendi dhe një pengesë serioze për integrimin europian.

Sipas saj, mënyra se si zhvillohen prokurimet publike në vend deformon konkurrencën dhe dëmton bizneset e ndershme, pasi shumë tendera janë të paracaktuar, pa garë dhe me kosto të fryra.

“Korrupsioni po vret ekonominë shqiptare, po vret besimin e qytetarëve në institucione dhe po vret të ardhmen e tyre. Është arsyeja kryesore pse shqiptarët largohen dhe pse Shqipëria pengohet në procesin e integrimit europian.

Prokurimet publike janë të gjitha të paracaktuara. Është një sistem që jo vetëm shërben për pastrim parash, por jep tendera pa garë, me vlera të shumëfishuara dhe në mënyrë të paracaktuar.

Sot ekonomia shqiptare ka vetëm biznese që jetojnë për të marrë tendera. Po ku është ekonomia e tregut? Ku është konkurrenca? Ku është gara?

Duhet të ndryshojmë këtë sistem korruptiv që ka kapur ekonominë, të ardhmen e vendit dhe shqiptarët”, thotë Tabaku në video.

Të fundit