Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku për arrestimin e Veliajt: Është çmontuar një sistem korruptiv, qytetarët e prisnin prej kohësh

Tabaku për arrestimin e Veliajt: Është çmontuar një

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar për arrestimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nga SPAK, duke e cilësuar si një goditje ndaj një skeme korruptive të ngritur prej vitesh.

E ftuar në një intervistë për "News24", Tabaku deklaroi se ky zhvillim ishte pritur prej kohësh nga qytetarët, duke pasur parasysh akuzat ndaj Veliajt për çështjen e inceneratorëve dhe skemat e tjera të korrupsionit.

Është një lajm që qytetarët e kanë pritur shumë, duke ditur skemën kriminale që ka funksionuar tek Bashkia e Tiranës, që është reflektuar tek inceneratorët, tek çështja 5D. Arrestimi i Veliajt është çmontimi i sistemit korruptiv. Veliaj ka shumë gjynahe, për kapjen e mediave, tek vdekja e Ardit Gjoklajt. Ka qenë një ditë e bukur kur Veliaj ka shkuar në SPAK. Ka qenë një ditë e mirë kur Veliaj u burgos. Nuk është se gëzohem se Veliaj ka shkuar në burg, por duhet të kemi frikë nga ligji. Veliaj nuk është në burg për aferat që është akuzuar, as për 5D, as për inceneratorët. Erion Veliaj është përfshirë në shumë afera. Në protestë ishin njerëz që paguhen, që kanë marrë shpërblime nga bashkia, sepse ndoshta burimi i të ardhurave të tyre ka përfunduar. Gjykatësit u sulmuan dhe policia nuk mbrojti njerëzit e drejtësisë”, tha Tabaku.

Më tej, Tabaku u shpreh se SPAK ka edhe prokurorë profesionalë e të aftë.

Në SPAK ka prokurorë me integritet, por ka edhe njerëz në SPAK që nuk kanë integritet mjaftueshëm. Për çështjen Veliaj, SPAK ka përgëzimet maksimale. Dje në parlament nuk jemi lejuar që të flasim. Maxhoranca mbron çdokënd, derisa bëhet i pambrojtshëm. PD ka denoncuar në kohë aferat. Më vjen keq që Klotilda Bushka përfshihet në skemë të tillë. Politika duhet të ketë një standard moral. Kushdo që ka afera korruptive, duhet të shkojë përpara drejtësisë. Sistemi korruptiv është arsyeja kryesore pse Shqipëria është këtu ku është”, u shpreh ajo.

Të fundit