Flash News
Berisha: Do marr një akuzë politike, Rama po bën gjithçka për t’i zgjatur jetën regjimit të tij
Berisha nga SPAK: Prokuroria politike e Ramës krijoi një piramidë mashtrimi, firma ime nuk ekziston në dokumente
Të shtëna me armë në Tiranë, një i plagosur
Berisha i drejtohet SPAK-ut: Më i motivuar se kurrë për t’i dhënë përgjigje Ramës
Aksident te Unaza e Madhe në Tiranë, 2 të plagosur
Tabaku për vrasjen e Egli Progës: Institucionet bashkëpunuan për të fshehur ngjarjen
Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka reaguar për vrasjen e Eglantin Progës në Pogradec nga Denis Meçe.
Në një postim në rrjetet sociale, Tabaku shkruan se sipas dëshmive dhe deklaratave kontradiktore, tregon se ka pasur një bashkëpunim mes institucioneve për të fshehur ngjarjen.
“Të reagosh për një vrasje ku institucionet qeveritare kthehen në bashkëpunëtorë për sasinë e lajmeve kontradiktore që nxjerrin nuk është politikë. Pasi politikë quhet kur përpiqesh të përdorësh forcën e qeverisë dhe institucionin e policisë për t’i pikturuar ngjarjet sipas interesit të momentit.
Madje e djeshmja ka treguar që policia jo rrallë ka qenë më e gatshme të mbulojë gabimet e saj se sa të zbardhë të vërtetën. Prandaj jo kushdo reagon në emër të pushtetit edhe pse ka plot politikanë që fshihen si struci për ta ruajtur atë”, shkruan Tabaku.