Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku për paketën anti-krizë: Nuk ekziston, janë 50 mln euro rutinë që nuk i përfiton asnjë grup

Tabaku për paketën anti-krizë: Nuk ekziston, janë 50 mln

Qeveria prezantoi sot paketën e dytë anti-krizë për të ndihmuar shtresat vulnerabël që preken më shumë nga rritja e çmimeve dhe kriza energjetike.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku akuzoi qeverinë Rama se në fakt paketa për të cilën flasin, nuk është asgjë tjetër veçse 50 milionë euro rutinë ku nuk përfiton asnjë grup.

Tabaku e quajti një qeveri spekulantësh që sa herë ka krizë fillon dhe ankohet.  

“Sa herë që ka një krizë kjo qeveri nis e ankohet. Ndodhi pandemia filluar ankesat edhe në luftën në Ukrainë. për çdo gjë që ndodh në këtë vend e ka fajin opozita. Kujton akoma se është kryetar bashkie. Na drejtohet ne sikur e kontrollojmë ne territorin. E dëgjuat që pranoi që këtë viti qeveria shqiptare nuk ka paketë, është ndryshim normal buxheti, ato qindra pensionistë që dëgjuat,  në vetvete e gjitha është 50 mln euro. I indeksuan dy herë pensionet, duhet t’ja shpjegojë dikush.

Qeveri spekulantësh. Përse sot të ardhurat që vijnë nga rritja e çmimeve , sot nuk shkojnë për ekonomi. Përmendi Zvicrën e Gjermani dhe i shkon goja po ke burgu, por gjermania ka paketë mbështetëse 6.5 mld. A e dëgjuat të thotë ndonjë gjë për klubin e oligarkëve, apo për karburantet. Janë të gjitha politika rutinë…Nuk ka paketë sot janë 50 mln euro rutinë për të cilët nuk përfiton në mënyrë të qëndrueshme asnjë grup”, tha më tej Tabaku.

 

Të fundit