Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku për “paqen fiskale”: Dy rreziqe që kërcënojnë ekonominë

Tabaku për “paqen fiskale”: Dy rreziqe që

Opozita ka ngritur vazhdimisht shqetësimin për nismën e qeverisë mbi “paqen fiskale”.

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka informuar zyrtarisht institucionet e Bashkimit Europian për rreziqet që sipas saj shoqërojnë këtë draft-ligj.

E ftuar në Vizion Plus, Tabaku tha se projektligji mbart dy rreziqe serioze për financat publike dhe konkurrencën në treg.

“Së pari, amnistia fiskale rrezikon të shlyejë detyrimet e prapambetura të atyre që ndër vite kanë shkelur ligjin, pa bërë të qartë se kush do të përfitojë. Kjo mungesë transparence jo vetëm krijon pabarazi, por godet ndershmërinë e tregut”, u shpreh ajo.

Sipas Tabakut, rreziku i dytë është edhe më i rëndë dhe lidhet me mundësinë për të futur para informale në ekonomi.

“Lejohet rivlerësimi i fitimeve me një tatim vetëm 5%, pa kërkuar dokumentacion shoqërues. Kjo e kthen nismën në një derë të hapur për pastrim parash, qofshin nga korrupsioni apo nga aktiviteti i krimit të organizuar”, theksoi deputetja demokrate.

Opozita kërkon tërheqjen e menjëhershme të nismës, ndërsa qeveria vijon ta mbrojë atë si masë ndihmuese për biznesin dhe rritjen e të ardhurave.

Të fundit