Flash News

Ditari i Opozitës

Tabaku: Procesi i integrimit është që shqiptarët mos t’i mbajë këto mijëra faqe në letër

Tabaku:  Procesi i integrimit është që shqiptarët mos

Kryetarja e Komisionit të Çështjeve Europiane, Jorida Tabaku, ishte tejet kritike në lidhje me punën e qeverisë në këtë proces.

Ne mbledhjen e komisionit ku ishte e ftuar, Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, Tabaku u ndal tek procesi i Berlinit, e cila tha se njësoj si ai i integrimit, ka në fokus qytetarët dhe zhvillimin transformues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

"Kam kërkuar me kohë që ky proces të kalonte përtej Qeverisë dhe të ishte një proces kombëtar. Cilat janë masat që ka marrë qeveria shqiptare për të hapur një diskutim të hapur me qytetarët shqiptar, për ta bërë këtë proces për njerëzit dhe për të mos ta fokusuar këtë në politikë? Cilat janë masat që keni marrë për diskutim me shoqërinë civile? Në KKIE ne kemi diskutime me shoqërinë civile të cilët ngrejnë shqetësimin që komentet e tyre në dokumentat që ju vendosni për konsultim nuk merren parasysh apo që ky proces është konsideruar hermetik", tha Tabaku.

Ndërkohë Tabaku,  foli në lidhje me masat e prezantuara nga qeveria në komision dhe për mënyrën se  si bëhet monitorimi. Në fokusin e diskutimeve në KCE ishte edhe debati i ditës në lidhje me korrupsionin.

Tabaku, e cila më herët ka propozuar edhe një paketë në luftën kundër korrupsionit dhe ka shprehur bindjen se kjo luftë duhet drejtuar nga kvuendi, shprehu skepticizëm në lidhje me nismën e fundit të qeverisë.

"Lufta ndaj korrupsionit ka qënë një ndër prioritetet kyçë i kujtdo qeverie por njerëzit e bëjnë diferencën tek faktet, jo tek fjalët, dhe faktet sigurisht flasin ndryshe. Sot, çdo raport ndërkombëtar e cilëson Shqipërinë si vend me korrupsion endemik dhe nuk më pëlqen ta normalizoj këtë proces dhe të them që ndodh kudo. Neve na intereson se çfarë ndodh këtu, se shqiptarët po largohen më shumë se kushdo tjetër në rajon dhe nuk ka pse të jetë ky një proces relativ që ndodh në të gjitha vendet e tjera", deklaroi Tabaku.

Të fundit