Flash News
Plagoset me armë zjarri i riu shqiptar në Greqi
Çfarë po ndodh? Bie Facebook, Instagram dhe WhatsApp
Aksident në Vlorë, makina përplas çiftin dhe vajzën e tyre 3-vjeçare
Konfirmon FIFA: Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet për herë të parë në Arabinë Saudite
Aksident në Lezhë, i riu përplas me makinë 68-vjeçarin
Tabaku: Projektbuxheti 2025 nuk reflekton vrullin për reforma që kërkon integrimi në BE
Kryetarja e komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku deklaroi sot se projektbuxheti 2025 nuk reflekton një pjesë të madhe të prioriteteve që lindin nga pozicioni negociues i vendit.
Gjatë seancës dëgjimore në komision me Kryenegociatoren, Majlinda Dhuka, Tabaku shprehu shqetësimin për sa i përket ritmit të ulët të përafrimit të legjislacionit.
“Jam ndeshur prej disa vitesh me retorikën që është prioritet përafrimi i legjislacionit, por i vetmi ndryshim nga vitet paraardhëse në këtë komision nga 8 janë shqyrtuar 12 akte. Ky nuk më duket një ritëm i mirë”, tha Tabaku.
Tabaku u shpreh se nuk sheh të reflektuar në buxhet vrullin për reforma, apo ngritjen e shtetit në këmbë për hapjen e negociatave.
“Administrata publike ishte një nga të gjitha fushat e klasterit të parë që kishte vlerësimin më negativ. Norma e lartë e emigracionit dhe shumë elementë të tjerë janë duke ndikuar në administratën publike”, u shpreh Tabaku.
Tabaku kërkoi informacione nga Kryenegociatorja nëse qeveria shqiptare parashikon një ristrukturim të institucioneve që menaxhojnë fondet e BE-së si dhe Misionit të Brukselit, për t’u përshtatur me realitetin e ri të çeljes së negociatave.